Një analizë e re ka zbuluar fjalët që njerëzit në SHBA i shkruajnë më shpesh gabim kur i kërkojnë në Google, duke treguar se edhe fjalët e thjeshta shpesh shkaktojnë vështirësi. Ekspertët e faqes “Word Unscrambler” kanë analizuar të dhënat e kërkimeve në Google dhe kanë identifikuar disa nga fjalët më problematike për përdoruesit. Sipas rezultateve, këto janë disa nga fjalët më të kërkuara në formë të gabuar:
“definitely” (definitivisht)
“separate” (veçoj / ndaj)
“necessary” (i nevojshëm)
“believe” (besoj)
“through” (përmes)
“business” (biznes)
“tomorrow” (nesër)
“beautiful” (i bukur)
“neice” në vend të “niece” (mbesë)
“restaurant” (restorant)
Ekspertët thonë se këto fjalë janë të vështira për shkak të shkronjave të heshtura, rregullave të pazakonta të drejtshkrimit dhe kombinimeve të dyfishta të shkronjave. Ata gjithashtu theksojnë se përdorimi i autocorrect dhe teknologjisë mund të ndikojë në dobësimin e aftësive të drejtshkrimit, sepse njerëzit mbështeten gjithnjë e më shumë te pajisjet për korrigjim automatik. Megjithatë, ekspertët shtojnë se gabimet në shkrim nuk do të thonë mungesë aftësie, por shpesh thjesht tregojnë kompleksitetin e gjuhës angleze.
Google po sjell një funksion të ri “live” në Gmail që ndryshon mënyrën se si kërkojmë email-et, falë inteligjencës artificiale. Funksioni i ri AI Overviews do t’u lejojë përdoruesve të kërkojnë email-e duke përdorur gjuhë natyrale, në vend të fjalëve kyçe klasike. Në vend që të shfaqet një listë e gjatë mesazhesh, inteligjenca artificiale do të analizojë arkivin dhe do të japë përgjigje të drejtpërdrejta me detajet më të rëndësishme.
Google po prezanton edhe opsionin AI Inbox, i cili organizon automatikisht email-et dhe detyrat në kategori si “detyra të sugjeruara” dhe “tema që duhen ndjekur”. Sistemi mund të kujtojë afate pagesash, takime apo njoftime të rëndësishme. Një tjetër risi është funksioni Proofread, që kontrollon stilin, qartësinë dhe strukturën e email-eve para dërgimit, duke sugjeruar përmirësime automatike. Google ka bërë të ditur se disa funksione AI që më parë ishin të disponueshme vetëm për abonentët me pagesë, tani do të ofrohen falas për të gjithë përdoruesit e Gmailit.




