1. Lajme
  2. GLOBI
  3. Diskutime për marrëveshjen e grurit, përfaqësuesi Rusisë takim me shefin e OKB-së javën e ardhshme

Diskutime për marrëveshjen e grurit, përfaqësuesi Rusisë takim me shefin e OKB-së javën e ardhshme

featured

Ministri i Jashtëm rus do të diskutojë javën e ardhshme marrëveshjen e grurit të Detit të Zi me kreun e Kombeve të Bashkuara.

Sergei Lavrov do të takohet me Antonio Guterres në Nju Jork.

Marrëveshja e eksportit të grurit në Detin e Zi u rinovua për 60 ditë muajin e kaluar, por Rusia ka sinjalizuar se mund të mos pranojë ta zgjasë më tej nëse Perëndimi nuk heq atë që i quan pengesa për eksportin e grurit dhe plehrave ruse.

Bllokada e eksporteve nga flota ruse e Detit të Zi ka reduktuar furnizimet në tregjet në mbarë botën që nga viti i kaluar dhe ka rritur çmimet e grurit.


Top Channel

Diskutime për marrëveshjen e grurit, përfaqësuesi Rusisë takim me shefin e OKB-së javën e ardhshme
|