Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Rrahman Rama ka zhvilluar një takim me përfaqësues të bizneseve në qytetin e Vushtrrisë, ku ka diskutuar për gjendjen aktuale ekonomike, sfidat me të cilat po përballen dhe problemet që po ndikojnë në funksionimin e tyre.
Në një postim në rrjetet sociale, Rama ka theksuar se bizneset mbeten një nga shtyllat kryesore të ekonomisë lokale.
“Kam takuar ata që mbajnë gjallërinë në qytetin e Vushtrrisë, bizneset.
Biseduam shtruar për problemet dhe sfidat e tyre, por edhe krizën që ka prekur gjithë
Kosovën e rrjedhimisht edhe ata.
Trajtimi i duhur i bizneseve që krijojnë vende pune dhe mbajnë ekonominë tonë, është në bosht të politikave zhvillimore të programit të Bedri Hamzës”, ka shkruar Rama.




