1. Lajme
  2. GLOBI
  3. Shkëmbimi i Pashkëve, kthehen në Ukrainë mbi 100 të burgosur lufte

Shkëmbimi i Pashkëve, kthehen në Ukrainë mbi 100 të burgosur lufte

featured

Më shumë se 100 të burgosur lufte ukrainas janë liruar si pjesë e një shkëmbimi të Pashkëve me Rusinë.

Ky shkëmbim është bërë me rastin e festës së Pashkëve, duke regjistruar herën e dytë që motivi fetar ndihmon në këtë nismë.

Këshilltari presidencial Andriy Yermak deklaroi se 130 ushtarë, marinarë, roje kufitare dhe të tjerë të kapur nga Moska ishin në rrugën e tyre për në shtëpi pas një “shkëmbimi të madh të të burgosurve të Pashkëve”.

Personat e liruar përfshijnë trupa që kanë luftuar pranë Bakhmut, qyteti lindor i Ukrainës që ka qenë fokusi kryesor i ofensivës ruse.

“Jeta e njerëzve tanë është vlera më e lartë për ne. Është qëllimi i Kievit të rikthejë të gjithë robërit e mbetur”, tha ai.


Top Channel

Shkëmbimi i Pashkëve, kthehen në Ukrainë mbi 100 të burgosur lufte
|
©Press Online - Misioni ynë është që përmes gazetarisë të ndikojmë në ndërtimin e një shoqërie më të drejtë, më të hapur dhe më demokratike.