Një grua me vendbanim në Gjermani thotë se është mashtruar nga një person nga Gostivari pasi të njëjtit i kishte dhënë para për të vendosur orëmatës të energjisë elektrike, e personi në fjalë nuk e kishte instaluar mjetin.
“Më 14.04.2023, një grua 33-vjeçare nga Gostivari, me vendbanim në Gjermani, ka raportuar se është mashtruar nga një person nga një fshat i Gostivarit. Sipas raportimit, disa vite më parë janë marrë vesh që personi të ndërmjetësojë për lidhjen e orës për matjen e energjisë elektrike në shtëpinë e saj të sapondërtuar, pas së çka ajo i ka dërguar disa herë para. Siç është raportuar, pas disa vitesh kur ajo shkoi në EVN për të parë se sa borxh duhet të paguante dhe iu tha se nuk kishte matës me atë emer në regjistrat e tyre, ajo kuptoi se ishte mashtruar. Po merren masa për zbardhjen e rastit”, thonë nga MPB.