1. Lajme
  2. RAJONI
  3. “Vota për PS, votë për punën”/ Veliaj: Halli i opozitës, nuk kalojnë dot Rinasin! Janë shpallur non-grata

“Vota për PS, votë për punën”/ Veliaj: Halli i opozitës, nuk kalojnë dot Rinasin! Janë shpallur non-grata

featured

Drejtuesi i PS për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj, u takua me banorët e Zall-Bastarit, me të cilët bisedoi për investimet që janë kryer në zonë në bashkëpunim me qeverinë.

“Do e kisha me shumë sakëlldi të vija nëse nuk do kishin filluar punimet e urës në Fezaj, ashtu siç kishim premtuar, dhe po u premtoj sot, ura do mbarojë përpara afatit – e ka afatin në tetor, ne do e mbarojmë përpara se të vijë vera,”- tha Veliaj.

Veliaj tha se fushata do të jetë pozitive dhe bashkëpunuese, dhe theksoi se të votosh për Partinë Socialiste është të votosh për punën dhe ecjen përpara.

 “Ata e kanë hallin të fusin sa më shumë njerëz te gropa e tyre, ndërkohë ne duam të nxjerrim sa më shumë njerëz edhe nga gropa e varfërisë, edhe e mungesës së infrastrukturës, edhe mungesës së mundësisë që të kemi gojën e të themi: sa ishim, i bashkuam njerëzit, nuk i përçamë”.

Kandidati i PS për Bashkinë e Tiranës tha se halli i opozitës është se nuk kalojnë dot në Rinas, sepse janë shpallur ‘non-grata’.

Ai [Berisha] thotë, ‘unë kam hall se nuk shkoj dot në Rinas, nuk më japin vizë amerikane, jam non-grata, s’më takon njëri, kam ngelur tek-pull’. E keni parë si del, si i çmendur në televizor? Kush e mban mend Suden, edhe Sudja falas thoshte. Ju kujtohet Sudja, kur dilte te rruga e Elbasanit, te kati -1? ‘Mbaroi’ tha Sudja, ‘s’ka më falas’. Mbaroi pra, mbaroi. Se i futën njerëzit lekët në fajde se u tha Saliu i keni të sigurta te Sudja. Tani vjen një Sude tjetër: njëherë vjen Sudja duke fjetur gjumë, njëherë vjen si kandidat për bashkinë, por është e njëjta Sude. Ju kujtohet çfarë kishte falas qeveria e tyre në Bashkinë e Tiranës? Tortën e Pavarësisë. Vetëm ajo ishte falas.E shohin shtetin si ato hordhitë, ta kapim, ta marrim. Ç’a do marrësh? Shteti, bashkia, qeveria, këshilli, janë për të bërë punë, jo për të ndarë tortë. Janë që Shqipëria të ecë përpara, Tirana të ecë përpara, Zall-Bastari të ecë përpara”– u shpreh Veliaj.


Top Channel

“Vota për PS, votë për punën”/ Veliaj: Halli i opozitës, nuk kalojnë dot Rinasin! Janë shpallur non-grata
|