Dhjetëra aktivistë nga Flotilja e Gazës, të arrestuar një ditë më parë në brigjet e Kretës nga forcat izraelite, sot zbarkuan në një port të vogël në Kretë, në juglindje të ishullit.
Të shoqëruar nga rojat bregdetare greke, afërsisht 175 aktivistë u çuan në katër autobusë në një qytet në Kretë, emri i të cilit nuk u zbulua nga autoritetet, sipas të njëjtit burim.
Ministria e Jashtme në Athinë konfirmoi se autoritetet greke ishin në kontakt me Izraelin në lidhje me zbarkimin e pasagjerëve të flotiljes dhe për të “siguruar kthimin e sigurt në vendet e tyre”.
Të mërkurën në mbrëmje, Jerusalemi pretendoi se 175 aktivistë (211 sipas organizatorëve të flotiljes) në rreth 20 anije ishin ndaluar në brigjet e Kretës, në Mesdheun lindor dhe ishin rrugës, për në Izrael.
Por, dje pasdite, ministri i Jashtëm Izraelit, Gideon Saar deklaroi:
Pas një marrëveshjeje me qeverinë greke, civilët e transferuar nga anijet e flotiljes në një anije izraelite do të zbarkojnë më në fund në bregdetin grek brenda orëve të ardhshme.
Disa qeveri evropiane me qytetarë midis të arrestuarve reaguan dje, duke i bërë thirrje Izraelit t’i lirojë ata ose duke denoncuar shkeljen e ligjit ndërkombëtar nga Izraeli.
Në një deklaratë të përbashkët, rreth 10 shtete, përfshirë Spanjën, Turqinë dhe Pakistanin, dënuan “shkeljet flagrante të ligjit ndërkombëtar” nga Izraeli.



