“Casement Park” i Belfast-it dhe “Bramley-Moore Dock” i Evertonit, janë dy stadiume ende të pa ndërtuara, por që janë përfshirë në ofertën e përbashkët të Mbretërisë së Bashkuar dhe Republikës së Irlandës për të organizuar Kampionatin Evropian të futbollit Euro 2028.
10 stadiumet përfshijnë gjithashtu edhe “Hampden Park” të Glasgow, stadiumin “Principality” të Kardiffit, plus stadiumet angleze “Wembley”, “St James’ Park”, “Villa Park”, “Etihad” dhe stadiumin e Tottenhamit.
Edhe stadiumi “Aviva” i Dublinit ka hyrë gjithashtu në listën përfundimtare, përcjellë KosovaPress.
Turqia është kandidati tjetër për të organizuar këtë turne që zhvillohet në muajt qershor-korrik të vitit 2028.
“Old Trafford”, stadiumi i cili ka kapacitetin më të madh në Angli pas “Wembleyt”, do të hiqet nga lista.
Oferta është mbështetur nga kryeministri Rishi Sunak, kryeministri irlandez Leo Varadkar, ministri i parë i Skocisë Humza Yousaf dhe ministri i parë i Uellsit Mark Drakeford, të cilët thanë se do të ishte “ngjarja më e madhe sportive që ishujt tanë kanë organizuar ndonjëherë së bashku”.
Këto janë 10 stadiumet në të cilat mund të zhvillohet ndeshjet e Euro 2028 nës ekjo kandidatur shpallet fituese:
1. Stadiumi Ëembley (Londër) (kapaciteti 90,652)
2. Principality Stadium (Cardiff) (73,952)
3. Stadiumi i Tottenham Hotspur (Londër) (62,322)
4. Etihad Stadium (Manchester) (61,000)
5. Stadiumi Everton (Liverpool) (52,679)
6. St James’ Park (Neëcastle) (52,305)
7. Villa Park (Birmingham) (52,190)
8. Hampden Park (Glasgoë) (52,032)
9. Stadiumi Aviva (Dublin) (51,711)
10. Casement Park (Belfast) (34,500)