1. Lajme
  2. MAQEDONI
  3. Sa më shpejt që të miratohen ndryshimet kushtetuese, aq më mirë do të jetë për vendin, thonë nga partia e Georgievskit

Sa më shpejt që të miratohen ndryshimet kushtetuese, aq më mirë do të jetë për vendin, thonë nga partia e Georgievskit

featured

VMRO – Popullore mbështet ndryshimet kushtetuese, tha sot deputeti i kësaj partie, Ljupço Balkoski, informon PRESSonline.al.

Ai bën të ditur se si parti insistojnë që amendamentet për ndryshimet të miratohen sa më shpejt në Kuvend.

-Në nivel koalicioni kemi insistuar që sa më parë të futen në rend dite në Kuvend, për të parë kush është kundër dhe kush pro. Me kalimin e propozimit francez dhe kornizës së negociatave, ne e dinim se deri në nëntor 2023 duhej t’i bënim ato ndryshime. Sa më shpejt të miratohen, aq më mirë do të jetë për vendin që të vazhdojë negociatat me BE-në dhe hapjen e kapitujve, tha Balkoski në një konferencë për media në Kuvend. / PRESSonline.al

Sa më shpejt që të miratohen ndryshimet kushtetuese, aq më mirë do të jetë për vendin, thonë nga partia e Georgievskit
|
©Press Online - Misioni ynë është që përmes gazetarisë të ndikojmë në ndërtimin e një shoqërie më të drejtë, më të hapur dhe më demokratike.