Zyrtare? Kanye West vjen në Tiranë, zbulohet stadiumi gjigant, çmimet biletave dhe data e shitjes!

featured
Press Online
01 Maj 2026, 02:07

Pas shumë zërave që qarkullonin prej kohësh, ardhja e Kanye West në Tiranë duket se tashmë është konfirmuar pas një postimi të Kryeministrit Edi Rama në Facebook.

Reperi amerikan pritet të ndalojë në kryeqytetin shqiptar më 11 korrik, datë që përkon me performancën e anuluar më herët në Wireless Festival në Mbretërinë e Bashkuar. Koncerti do të jetë pjesë e turneut promovues të albumit të tij më të ri, “Bully”.

Sipas informacioneve të publikuara në “The Andidote”, eventi do të mbahet në Eagle Stadium, një stadium portativ që do të ndërtohet në periferi të Tiranës dhe pritet të ketë kapacitet prej 30 mijë spektatorësh.

Bëhet me dije se struktura do të realizohet nga kompani të specializuara që projektojnë edhe ambiente për garat e Formula 1.

Për ndërtimin e tij pritet të mbërrijnë rreth 300 kamionë me materiale çeliku, ndërsa kostoja e stadiumit llogaritet nga 6 deri në 8 milionë euro. Investimi total për eventin mund të arrijë në rreth 10 milionë euro.

Edhe çmimet e biletave pritet të jenë të larta, duke nisur nga 250 euro plus tarifa shtesë, deri në 1000 euro për paketat VIP.

Shitja e biletave raportohet se nis më 5 maj për abonentët ekskluzivë të regjistruar, ndërsa nga 6 maji për publikun e gjerë.

Ky koncert pritet ta vendosë Tiranën mes qyteteve evropiane që presin evente të mëdha ndërkombëtare gjatë vitit 2026, duke shërbyer edhe si test për infrastrukturën dhe organizimin e aktiviteteve të këtij niveli.

Nga ana tjetër, priten edhe reagime për shkak të polemikave që kanë shoqëruar artistin në vitet e fundit, pas deklaratave të tij kontroverse që kanë sjellë anulime koncertesh në disa vende europiane.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter