Hailey Bieber po dëshmon se suksesi i saj në biznes sapo ka nisur. Pasi tronditi industrinë e bukurisë me shitjen e markës së saj Rhode tek e.l.f. Beauty për 1 miliard dollarë vitin e kaluar, modelja dhe sipërmarrësja ka bërë të qartë se nuk ka ndërmend të ndalet këtu.

29-vjeçarja është në kopertinën më të fundit të revistës TIME, ku marka e saj e kujdesit të lëkurës u përfshi mes “Kompanive Më Influencuese”.

Në intervistë, bashkëshortja e Justin Bieber u shpreh se ambiciet e saj në biznes janë ende të mëdha.
Në fund të ditës jam sipërmarrëse. Dua të zgjerohem në biznes dhe të bëj më shumë gjëra, por nuk jam me nxitim
-tha ajo.

Hailey tregoi se dëshiron të mësojë nga gabimet e themeluesve të tjerë që kanë shitur kompanitë e tyre dhe më pas janë larguar nga drejtimi.
Dëgjon shpesh histori ku themeluesit e shesin biznesin, shtyhen jashtë ose marrin paratë dhe largohen. Nuk dua që kjo të ndodhë me mua
Rhode u lançua në qershor 2022 me vetëm tre produkte, por brenda pak vitesh u kthye në një fenomen global. Marka u zgjerua me produkte të ndryshme për buzët, blush dhe madje edhe këllëfë telefoni viralë që shërbenin si mbajtëse për gloss.

Në maj 2025, Hailey e shiti kompaninë për 1 miliard dollarë, ndërsa po përjetonte edhe ndryshime të mëdha në jetën personale pas lindjes së djalit të saj, Jack Blues.
Isha shumë e ngarkuar në shumë drejtime. Ishte një periudhë që më tregoi kapacitetin tim si grua, si nënë, si sipërmarrëse, si bashkëshorte dhe si mike
-u shpreh ajo.

Megjithëse është mësuar me vëmendjen publike si vajza e Stephen Baldwin dhe bashkëshortja e Justin Bieber, Hailey pranoi se gjykimi i vazhdueshëm nuk është i lehtë.
Çdo gjë analizohet dhe copëtohet. Njerëzit krijojnë histori për ty dhe ndonjëherë është e çuditshme, sepse nuk është aspak e vërtetë
Pas shitjes së kompanisë, Hailey vazhdon të mbajë rolin e themelueses, Chief Creative Officer dhe drejtuese e inovacionit të Rhode.

Me këtë ritëm, duket se marrëveshja miliardëshe ishte vetëm fillimi i perandorisë së saj në biznes.



