Arrestohet 44 vjeçari në “Tabanoc”! Dyshohet për mashtrim me mbi 88 mijë euro

featured
Press Online
30 Prill 2026, 22:54

Një 44-vjeçar nga Prilepi është arrestuar në pikën kufitare Tabanoc, i dyshuar për mashtrim mbi 88 mijë euro, transmeton

Ai dyshohet se, gjatë periudhës korrik–nëntor 2025, ka mashtruar një person nga Vallandova duke i premtuar rrejshëm organizim të trajtimit jashtë vendit për bashkëshorten e

Bazuar në informatat e pranuara më parë për kryerjen e veprës penale “mashtrim”, Departamenti i Policisë Kriminalistike, në bashkëveprim me SPB Strumicë – NjPB Vallandovë, ndërmori masa dhe aktivitete të koordinuara për zbardhjen e rastit.

Sipas të dhënave të deritanishme, në periudhën nga korriku deri në nëntor 2025, i dyshuari, me qëllim që të sigurojë dobi pasurore në mënyrë të kundërligjshme, ka mashtruar një person nga Vallandova, duke paraqitur fakte të rreme se do të ndihmonte në organizimin e trajtimit mjekësor jashtë shtetit për bashkëshorten e tij.

Në këtë mënyrë, i dëmtuari në disa raste ka paguar gjithsej rreth 88.300 euro (5.549.200 denarë), ndërkohë, bashkëshortja e tij kishte ndërruar jetë}}, thuhet në njoftimin e policisë.

I dyshuari u nxor para gjykatësit të procedurës paraprake në Gjykatën Themelore në Gjevgjeli, me ç’rast i është caktuar masë kujdesi.
tij.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter