Jennifer Lopez “nxeh” rrjetin me trailerin e ri! Puthjet pasionante me yllin e famshëm bëjnë namin?

featured
Press Online
30 Prill 2026, 20:45

Jennifer Lopez ka rikthyer vëmendjen e publikut me trailerin e parë zyrtar të komedisë romantike “Office Romance”, ku shfaqet në skena të zjarrta me aktorin Brett Goldstein, i njohur nga seriali hit “Ted Lasso”.

Ylli 56-vjeçar shihet duke shkëmbyer disa puthje pasionante me partnerin e saj në film, 45-vjeçarin Goldstein, në skena që zhvillohen në plazh, gjatë darkës, në shëtitje dhe madje edhe në ashensor.

Filmi, që do të publikohet nga Netflix më 5 qershor, ka ngjallur menjëherë entuziazëm te fansat, të cilët kanë komentuar fuqishëm kiminë mes dy protagonistëve.

Ku ka qenë ky mashkull gjithë jetën e saj? Është perfekt për JLo

-shkroi një fans në Reddit, ndërsa një tjetër shtoi:

Po buzëqeshja gjatë gjithë trailerit, këta të dy shkëlqejnë bashkë.


Nuk munguan as komentet për ish-bashkëshortin e saj Ben Affleck. Një përdorues ironizoi duke shkruar:

Ben Affleck duhet të jetë duke qarë me filxhanin e kafesë Dunkin’ Donuts. Humbi diçka të mirë kur u largua nga JLo.


Në film, Lopez luan rolin e Jackie Cruz, një CEO e suksesshme e një kompanie ajrore, e cila bie në dashuri me punonjësin e saj të ri Daniel Blanchflower, i interpretuar nga Goldstein.

Historia nis në zyrë dhe merr kthesë romantike gjatë një udhëtimi pune në një destinacion tropikal. Pas kthimit, të dy përpiqen ta mbajnë lidhjen sekret nga frika se mund të dëmtojë karrierën e saj.

Vetë Lopez e përshkroi filmin si “një romancë klasike me humor modern dhe më të guximshëm”, duke shtuar se e pranoi menjëherë rolin.

Ajo lavdëroi edhe partnerin e saj në ekran, duke thënë se Goldstein solli një energji të qetë, të sigurt dhe shumë natyrale në rol.

Me trailerin që tashmë po bën xhiron e rrjetit, “Office Romance” duket se do të jetë një nga filmat më të komentuar romantikë të vitit.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter