Stoilkoviq, Bexhetit: Ju dhemb sepse keni humbur selinë e shtetit paralel në Maqedoni

featured
Press Online
30 Prill 2026, 19:35

Zv. kryeministri Ivan Stojkoviq sot ka akuzuar BDI-në se ka krijuar sistem paralel në vend.

Stoilkoviq tha më herët është punuar vetëm për shqiptarët, ndërsa tani punohet për të gjithë shqiptarët.

“Atë që ju e keni punuar vetë për shqiptarët, tani po punohet për të gjithë. Këtu janë rezultatet dhe mund ta kontrollojnë të gjithë pjesëtarët e bashkësive në shtetin tonë.

Unë e di se çfarë ju dhemb. Është humbur kushtimisht thënë selia e shtetit paralel në Maqedoni, aty ku merreshin të gjitha vendimet”, tha Stoilkoviq.

Deputeti i BDI-së, Blerim Bexheti tha se ata nuk kanë humbur asgjë.

Bexheti tha se Stoilkoviçit nuk duhet të shqetësohet për pyetjet por të shqetësohet për anti narrativën që ka sjellë kjo qeveri.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter