Mateo feston ditëlindjen, por vëmendjen e mori Brikena! Mesazhi romantik që po bën xhiron e rrjetit!

featured
Press Online
30 Prill 2026, 19:59

Finalisti i “Big Brother VIP Albania 5”, Mateo Borri, feston sot ditëlindjen, por këtë vit kjo datë ka marrë një kuptim edhe më të veçantë për të.

Edhe pse nuk arriti të fitojë çmimin e madh të reality show-t, Mateo duket se fitoi diçka që e konsideron shumë më të rëndësishme: dashurinë.

Bëhet fjalë për modelen nga Kosova, Brikena Selmani, me të cilën krijoi një lidhje gjatë qëndrimit në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Partnerja e tij ka vendosur t’ia bëjë këtë ditë edhe më speciale, duke i organizuar një surprizë romantike.

Në pamjet e publikuara në rrjetet sociale, çifti shfaqet i buzëqeshur dhe shumë i lumtur përballë një baneri të dedikuar për ditëlindjen, i rrethuar me tullumbace festive.

Atmosfera duket intime dhe plot dashuri, ndërsa fansat kanë komentuar menjëherë afrimitetin e tyre edhe pas përfundimit të spektaklit.

Por ajo që mori më shumë vëmendje ishte dedikimi i Brikenës, i cili preku ndjekësit:

U rritsh me mua.

Ndërkohë, Mateo e mbylli rrugëtimin e tij në “Big Brother VIP Albania 5” në vendin e tretë. Në vendin e dytë u rendit Miri, ndërsa fituese e këtij edicioni u shpall Selin Bollati, e cila fitoi çmimin e madh prej 100 mijë eurosh.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter