featured

Ndryshimet kushtetuese, Atanasoski: VMRO duhet të ndërgjegjësohet, ky është moment historik!

“Opozita duhet të ndërgjegjësohet”, thotë për PRESSonline.al, politikologu Bllagojçe Atanasoski, duke komentuar obstruksionet ndaj ndryshimeve kushtetuese të opozitës maqedonase të udhëhequr nga VMRO-DPMNE.

Ai thotë se nëse opozita nuk është në dijeni të momentit historik deri më tani, dyshoj fort se do të ndërgjegjësohen.

“Vërtet, opozita duhet të ndërgjegjësohet, por mendoj se është e vetëdijshme që nga viti i kaluar se bllokimi i hyrjes së bullgarëve në Kushtetutë po e ndalon integrimin evropian të Maqedonisë. Pra, ajo ‘koha e fundit’ është një periudhë kohore e papërcaktuar. Nëse opozita nuk është në dijeni të momentit historik deri më tani, dyshoj fort se do të ndërgjegjësohen. Vetëm presioni intensiv nga komuniteti ndërkombëtar (amerikanët) mund t’i bëjë ata të ndërgjegjësohen dhe të votonin ndryshimet kushtetuese. Nuk ka vend për të pritur një lloj ‘vetëndërgjegjësimi’ nga opozita për të ashtuquajturin moment historik, as tani dhe as në të ardhmen e parashikueshme”, deklaroi Atansoski për PRESSonline.al

Ministria e Drejtësisë pritet të shpallë përbërjen e grupit të punës për ndryshimet në Kushtetutë. Afati i dhënë nga Ministria e Drejtësisë institucioneve dhe partive politike në shkresën për të emëruar përfaqësuesin e tyre në grupin e punës ka skaduar në mesnatë.

Për momentin bëhet e ditur se presidenti i shtetit në grupin punues do të përfaqësohet nga profesori i Fakultetit Juridik, Aleksandar Spasov, i cili është këshilltar i tij juridik. Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, tha se Sekretariati për Çështje Evropiane do të marrë pjesë aktive në grupin punues. Ministria e Punëve të Jashtme duhet të kishte emëruar një ekspert në grupin e punës.

LSDM njoftoi se në grupin punues do të përfaqësohen nga Cvetanka Ivanova, sekretare aktuale e përgjithshme e Kuvendit dhe ish-deputete e LSDM-së, deputeti Arbër Ademi është propozim i BDI-së, Remzi Mehmedi i ASH-së, ndërsa edhe Lëvizja BESA njoftoi se do të delegon përfaqësuesin e saj.

VMRO-DPMNE, Alternativa, Levica, Partia Socialiste e Maqedonisë dhe Alternativa njoftuan se nuk do të marrin pjesë në grupin punues. Lëvizja BESA edhe pse pritet të delegojë përfaqësuesin e saj në grupin e punës për ndryshimet kushtetuese, megjithatë kushtëzon votën e saj në parlament, dhe me këtë pengon rrugëtimin e vendit drejt BE-së. (PRESSonline.al)

 

Ndryshimet kushtetuese, Atanasoski: VMRO duhet të ndërgjegjësohet, ky është moment historik!
Giriş Yap

Press Online ayrıcalıklarından yararlanmak için hemen giriş yapın veya hesap oluşturun, üstelik tamamen ücretsiz!