14 vetura të përfshira, disa të lënduar- policia jep detaje për aksidentin e rëndë në Fushë Kosovë

featured
Press Online
11 Dhjetor 2023, 08:51

14 vetura të përfshira dhe disa persona janë lënduar si rezultat i aksidentit zinxhiror në autostradën Mazgit-Bresje në Fushë Kosovë mëngjesin e së hënës. Një gjë të tillë e ka…

14 vetura të përfshira dhe disa persona janë lënduar si rezultat i aksidentit zinxhiror në autostradën Mazgit-Bresje në Fushë Kosovë mëngjesin e së hënës.

Një gjë të tillë e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, i cili ka bërë të ditur se rruga është bllokuar përkohësisht për qarkullim.

“Rreth orës 06:50 në autostradën Ibrahim Rugova, Mazgit-Bresje, sipas informatave fillestare është shkaktuar nje aksident trafiku zingjiror ku janë të përfshira 14 automjete dhe si pasojë e aksdentit raportohet edhe per persona të lënduar”, tha Hoxha.

“Kjo rrugë është e bllokuar përkohësisht, përderisa njësitet policore dhe ekipet emergjente kanë reaguar në vendin e ngjarjes për t’u marr me rastin dhe trajtimin e personave të lënduar”, shtoi ai.

Hoxha apeloi pjesëmarrësit në komunikacion për kujdes të shtuar gjatë vozitjes në kohë me ngrica dhe mjegull.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter