Trump: Do t’i shesim BE-së raketat ”Patriot” për Ukrainën

featured
Press Online
14 Korrik 2025, 10:36

Presidenti i SHBA-së Donald Trump tha se synon t’i shesë Bashkimit Evropian raketat “Patriot”, që më pas blloku i 27 venE madhee t’ia japë Ukrainës.

Duke folur me gazetarët në aeroportin ushtarak të bazës ”Andrews”, pranë Uashingtonit, Trump e përshkroi marrëveshjen si një transaksion biznesi, duke thënë se “Bashkimi Evropian po paguan për to. Ne nuk po paguajmë asgjë për to, por do t’ua dërgojmë… do t’u dërgojmë atyre sisteme ‘Patriot”.

“Nuk kam rënë dakord ende për numrin, por ata do të kenë disa sepse kanë nevojë për mbrojtje”, shtoi ai.

Presidenti amerikan nuk tha se cilat vende të BE-së do të paguanin për armët dhe as nuk dha detaje.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter