Pete Davidson habit me fjalët për Kim Kardashian: “Është mbinjerëzore!”

featured
Press Online
31 Maj 2026, 07:43

Edhe pse kanë kaluar gati katër vite nga fundi i romancës së tyre, Pete Davidson vazhdon të flasë me admirim për ish-partneren e tij, Kim Kardashian.

Komediani dhe aktori amerikan surprizoi fansat gjatë episodit më të fundit të emisionit të tij, ku nuk kurseu elozhet për yllin e reality show-t, duke e cilësuar atë si një person “mbinjerëzor”.

Davidson u ndal veçanërisht te karriera e Kim në aktrim, duke pranuar se fillimisht kishte qenë skeptik kur ajo kishte shprehur dëshirën për t’u përfshirë në këtë industri.

Ajo është shumë e mirë në aktrim

-u shpreh ai, duke shtuar se Kardashian ka arritur të tejkalojë çdo pritshmëri dhe të dëshmojë se mund të ketë sukses në çdo fushë ku vendos të angazhohet.

Sipas tij, një nga gjërat që e impresionon më shumë është mënyra se si Kim përballet me presionin e vazhdueshëm publik dhe me kritikat që e shoqërojnë prej vitesh.

Ajo është mbinjerëzore

-tha Davidson, duke theksuar se ka mësuar shumë prej saj gjatë kohës që kanë qenë bashkë.

Në të njëjtin emision, edhe komediania Nikki Glaser foli me superlativa për Kardashian, duke e përshkruar si një grua inteligjente, të vendosur dhe jashtëzakonisht ambicioze, e cila arrin të realizojë objektivat që i vendos vetes.

Kim Kardashian dhe Pete Davidson nisën lidhjen e tyre në vitin 2021, pasi u njohën gjatë pjesëmarrjes së Kim në emisionin “Saturday Night Live”.

Historia e tyre e dashurisë zgjati rreth nëntë muaj dhe u kthye në një nga romancat më të komentuara të Hollywood-it, përpara se ndarja e tyre të konfirmohej në verën e vitit 2022.

Megjithëse rrugët e tyre u ndanë, deklaratat e fundit të Davidson tregojnë se respekti dhe vlerësimi për Kim Kardashian mbeten ende të forta.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter