Mindy Kaling habit me transformimin e saj, fansat e krahasojnë me Kim Kardashian në paraqitjen e fundit?

featured
Press Online
31 Maj 2026, 15:47

Mindy Kaling rrëmbeu vëmendjen në premierën e serialit të saj më të ri, Not Suitable For Work, në New York, ku u shfaq me një fustan të artë plot shkëlqim që shumëkush e krahasoi me paraqitjen ikonike të Kim Kardashian në Met Gala 2018.

46-vjeçarja u shfaq në formë të shkëlqyer fizike, pas transformimit të saj të dukshëm dhe humbjes së më shumë se 24 kilogramëve, duke marrë menjëherë vlerësime nga fansat dhe mediat.

Pamja e saj elegante ka rikthyer edhe njëherë diskutimet në rrjetet sociale, ku prej muajsh qarkullojnë spekulime nëse aktorja ka përdorur medikamente për humbje peshe si Ozempic. Megjithatë, Kaling nuk ka konfirmuar asnjëherë këto pretendime.

Në intervistat e fundit, ylli i serialit “The Office” ka treguar se arsyeja kryesore e ndryshimit të stilit të jetesës ishte shëndeti i saj dhe dëshira për të ulur rrezikun e diabetit, një problem që ka prekur familjen e saj.

Ajo ka zbuluar se ruan formën fizike përmes një kombinimi aktivitetesh, duke përfshirë stërvitjet me pesha, ecjen e përditshme dhe vrapin.

Ndërkohë, projekti i saj më i ri, “Not Suitable For Work”, sjell historinë e pesë të rinjve ambiciozë në Manhattan, të cilët përpiqen të gjejnë ekuilibrin mes karrierës profesionale dhe jetës personale.

Transformimi i Mindy Kaling vazhdon të jetë një nga temat më të komentuara në Hollywood, ndërsa paraqitja e saj e fundit ka bërë që shumë fansa ta quajnë këtë një nga momentet më glamuroze të saj në tapetin e kuq.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter