Nga Rocafonda në Amerikën e Veriut, Lamine Yamal hap zemrën: Kisha frikë se dëmtimi ishte i rëndë…

featured
Press Online
31 Maj 2026, 20:11

‘Më në fund erdhi momenti’. Një frazë që mund ta thotë kushdo. Kushdo që prej muajsh ka llogaritur kalendarin deri në Botërorin e kësaj vere. ‘Më në fund erdhi momenti’. Një frazë që mund ta thotë kushdo. Kushd që prej muajsh ka llogaritur kalendarin deri në Botërorin e kësaj vere.

‘Që në momentin që përfundoi Evropiani kemi menduar për këtë ditë-tha Yamal që bën edhe një reflektim-vijmë si kombëtarja që jemi, si kampionë të Evropës dhe do të bëjmë gjithçka’

I lindur në Rocafonda të Katalonjës, Yamal e ka një ëndërr, atë të fitores së Botërorit.

‘E kam ëndërruar me mijëra herë në dhomën time-tha Yamal-Botërori është eventi më i madh. Dhe sa më e lartë është kërkesa, aq më shumë e rrit nivelin tënd. Nëse kërkesat e mia do të ishin ndryshe nuk do të isha në këtë nivel. Më pëlqen që është kështu dhe e marr këtë si një sfidë’

Lamine Yamal po rikuperohet nga një dëmtim që pësoi në ndeshjen me Celtan me 18 vjeçarin që tregoi edhe frikën e tij më të madhe.

‘Kujtoj momentin që u dëmtova, po lutesha në heshtje që të ishte thjesht një ngërç apo diçka e tillë sepse e shihja që Botërori po afronte dhe e dija që një dëmtim në pjesën e pasme të kofshës, diçka që nuk e kam pasur kurrë, kërkonte një kohë të gjatë për t’u zgjidhur-vijon Yamal-kisha frikë se ishtë një dëmtim i rëndë apo që mund ta pësoja sërish dhe mund të humbisja Botërorin’

Edhe pse 18 vjeç, Lamine Yamal ka fituar shumë eksperiencë edhe tani duket sikur të jetë një veteran i fushës së lojës, madje talenti i La Roja ka mësuar edhe të reflektojë.

‘Është sikur të kem 10 vjet që luaj, por janë vetëm 3 dhe përpara 4 vitesh luaja me shokët e mi në lagje-shtoi Yamal-një fëmijë që përpara 3 vitesh luante në lagje dhe tani do të shkojë të luajë një botëror. Është çmenduri, shumë çmenduri’.

Dhe është vërtet çmenduri, sepse Lamine Yamal bëri debutimin e tij me Barcelonën në moshën 15 vjeç e 87 ditë, në moshën 17 vjeç e 105 ditë shënoi në El Clasico, ka fituar Golden Boy, Trofeun Kopa, Topin e Argjendtë. Në moshën 16 vjeç e 57 ditë bëri debutimin me kombëtaren spanjolle dhe në moshën 16 vjeç e 338 ditë u bë futbollisti më i ri që ka shënuar gol dhe ka dhënë asist në një Evropian, një turne ku u shpall edhe futbollisti i ri më i mirë. Një Evropian që konfiguroi përfundimisht një horizont dhe dimension të ri. Nuk ishte më Lamine Yamal, një futbollist premtues, por ishte Lamine Yamal, ylli i futbollit botëror dhe kështu shkon në Botëror. Është gjithnjë në qendër të vëmendjes mediatike, dikush me shumë alegri dhe iluzione, por me një anë tjetër të medaljes që ai nuk e fsheh.

‘Do të paguaja gjithë paratë e botës që të isha anonim. Do të paguaja çdo shumë që të dilja, të merrja diçka, të shëtisja…Është e vetmja e keqe e jetës sonë-shtoi Yamal që nuk e harron të kaluarën e tij kur ishte një fëmijë dhe kishte një idhull

‘Kur shoh një fëmijë, ai shikon idhullin e tij dhe ata nuk i kuptojnë ditët e vështira-shtoi Yamal-idhulli im ka qenë Neymar dhe do të vdisja për një foto me të kur isha i vogël. Do të kisha bërë gjithçka. Nëse do të më kërkonte të shkoja në Rusi me tren për një foto me të, do ta bëja. I ndjej fëmijët sepse ata mendojnë vetëm për faktin që janë me idhullin e tyre përpara’

Fëmijë si vëllai i tij i vogël, Keyne.

‘Ai nuk e di se çfarë është një Botëror, por e di që është i rëndësishëm-tha Yamal duke buzëqeshur-i pëlqen Neymar, Pedri, Raphinha…dhe unë. Po kështu edhe Cristianon’

Yamal për të triumfuar në New Jersey në 19 korrik e ka të qartë se i duhet të flasë në numrin shumës, jo në njëjës.

‘Luajmë kundër skuadrave shumë të mirë. Nëse unë jam mirë dhe skuadra jo, nuk kemi gjë në vijë-shtoi Yamal-kjo është ndër kombëtaret më të mira që kemi pasur. Fillojmë me Rodrin është Topi i Artë, Oyarzabal, që është ndër sulmuesit më të mirë të botërorit, kemi Pedrin, Cucurella që është një tjetër lojtar që pas Evropianit. Dhe në portë kemi 3 më të mirët’

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter