David dhe Romeo Beckham “vjedhin” vëmendjen në pushime? Pse?

featured
Press Online
31 Maj 2026, 05:42

Familja e famshme Beckham po shijon disa ditë relaksi në Ishujt Balearik, ndërsa Victoria Beckham ka ndarë me ndjekësit pamje të veçanta nga arratisja e tyre verore në Mesdhe.

Fotografitë e publikuara në rrjetet sociale kanë tërhequr menjëherë vëmendjen e fansave, veçanërisht ato ku David Beckham dhe djali i tij Romeo shfaqen duke kaluar kohë në det. Të dy u komentuan gjerësisht për formën e tyre fizike, por edhe për ngjashmërinë e jashtëzakonshme që kanë me njëri-tjetrin.

Sipas Daily Mail, ndjekësit nuk ngurruan të vinin në dukje se Romeo po i ngjan gjithnjë e më shumë babait të tij, duke e bërë këtë një nga detajet më të komentuara të albumit familjar.

Victoria ndau gjithashtu një moment romantik me bashkëshortin e saj David Beckham, teksa çifti pozonte në sfondin e një perëndimi spektakolar dielli. Në fotografitë e publikuara nuk munguan as vajza e tyre Harper dhe partnerja e Romeos, Kim Turnbull, të cilët iu bashkuan familjes gjatë pushimeve.

Pushimet luksoze të Beckhamëve vijnë në një periudhë kur Victoria ka folur shpesh për rëndësinë e kujdesit ndaj vetes, shëndetit dhe mirëqenies, duke promovuar një stil jetese aktiv dhe të balancuar.

Me çdo paraqitje të re, familja Beckham vazhdon të mbetet një nga familjet më të ndjekura dhe më të komentuara të showbiz-it ndërkombëtar.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter