Trump: Jemi afër marrëveshjes, nëse nuk marrim atë që duam do përfundojë në mënyrë tjetër

featured
Press Online
31 Maj 2026, 13:44

Presidenti amerikan Donald Trump, tha se Irani ka dhënë garanci se nuk do të zhvillojë armë bërthamore, ndërsa deklaroi se Uashingtoni po i afrohet një marrëveshjeje shumë të mire  për t’i dhënë fund luftës tre mujore me Teheranin.

“Jemi afër një marrëveshjeje shumë të mirë. Nëse nuk e marrim atë që duam, do ta përfundojmë në një mënyrë tjetër”, tha Trump.

Komentet e Trumpit erdhën mes raportimeve se zyrtarët amerikanë i kanë dërguar Teheranit një propozim më të ashpër për paqe.

Ndërkohë, një këshilltar i lartë i udhëheqësit suprem të Iranit akuzoi kreun e Shtëpisë së Bardhë se po tradhton diplomacinë për herë të tretë dhe po paraqet atë që ai e quajti kërkese të tepruar në negociata.

Këmbimet e vazhdueshme mes palëve nxjerrin në pah vështirësitë me të cilat është përballur administrata amerikane në përpjekjet për t’i dhënë fund një konflikti që ka tronditur tregjet globale të energjisë dhe ekonominë botërore, si dhe theksojnë refuzimin këmbëngulës të Iranit ndaj kërkesave të Uashingtonit. Programi bërthamor  mbetet një nga pengesat kryesore për arritjen e një marrëveshjeje paqeje.Uashingtoni, së bashku me aleatin e tij Izraelin, kanë kërkuar kufizime të gjera për të parandaluar Iranin nga ndërtimi i një arme bërthamore.

Negociatorët amerikanë dhe iranianë kanë shkëmbyer disa propozime gjatë javëve të fundit. The Neë York Times dhe faqja Axios raportuan më 30 maj se Trump i kishte kthyer Teheranit një kornizë të re që përmbante kushte “më të ashpra”.

Përveç çështjes së programit bërthamor rihapja e Ngushticës strategjike të Hormuzit  e cila prej javësh është pothuajse e mbyllur nga Irani  mbetet pika tjetër kryesore e mosmarrëveshjeve.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter