Shtyhet seanca ndaj Ramadan Morinës, i akuzuar për krime lufte në Malishevë, me kërkesë të mbrojtjes

featured
Press Online
16 Qershor 2026, 11:02

Seanca gjyqësore ndaj Ramadan Morinës, i akuzuar për krime lufte në Malishevë, është shtyrë sot me kërkesë të mbrojtjes së tij.

Avokati mbrojtës, Arianit Koci, ka ngritur shqetësim gjatë seancës duke thënë se në dokumentin e gjykatës për planin e punës në këtë lëndë, si ai ashtu edhe i mbrojturi i tij janë cilësuar si “serb”.

Kjo deklaratë ka nxitur debat në sallën e gjykimit, ku kryetari i trupit gjykues disa herë e ka tërhequr vërejtjen avokatit për tonin e komunikimit.

Koci ka kërkuar që mbrojtjes t’i vihet në dispozicion edhe dëshmia e një dëshmitari anonim. Gjykata e ka aprovuar kërkesën dhe ka obliguar Prokurorinë Speciale që brenda tre ditëve t’ia dorëzojë mbrojtjes dëshminë, me kusht që të redaktohen pjesët që mund të zbulojnë identitetin e dëshmitarit.

Gjyqtari ka thënë se bëhet fjalë për një gabim teknik dhe ka sqaruar se në rastet e krimeve të luftës shpesh kërkohet përkthim, pasi të akuzuarit mund të jenë të nacionalitetit serb.

Sipas tij, gjykata nuk ka pasur asnjë qëllim apo tendencë në këtë drejtim.

Me kërkesë të avokatit Arianit Koci, seanca e sotme është ndërprerë.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter