Publikohen çmimet e reja të derivateve, nafta zbret në 1.49 euro për litër

featured
Press Online
16 Qershor 2026, 09:40

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka publikuar çmimet maksimale të lejuara për derivatet e naftës për ditën e martë, 16 qershor.

Sipas vendimit të MINTI-t, nafta (dizel) do të shitet me çmim maksimal prej 1.49 euro për litër, një ditë më parë ishte 1.50 euro.

Ndërsa, benzina me 1.39 euro për litër.

Ndërkohë, çmimi maksimal i gazit është caktuar në 0.67 euro për litër.

Çmimet e reja hyjnë në fuqi nga ora 10:00.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter