Enti Shtetëror i Revizionit ka kryer analizë të punës së Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë për vitin 2024, me ç’rast në pjesën e gjetjeve veçohen procedura gjyqësore me epilog të pasigurt, mangësi në sistemin e vlerësimit të disa kategorive të nëpunësve gjyqësorë, si dhe mungesa e administratorit gjyqësor, përcjell PressOnline.al.
Në mënyrë plotësuese, konstatohet se mjetet buxhetore për pushtetin gjyqësor nuk e arrijnë përqindjen e përcaktuar me ligj nga BPV-ja, gjë që krijon rrezik për financim stabil dhe të pavarur të gjyqësorit.
Raporti vë në dukje edhe dobësi sistemike, përfshirë kornizën ligjore të parregulluar plotësisht për pagat e personelit teknik dhe ndihmës në gjykata.
Edhe pse një pjesë e rekomandimeve nga revizioni i mëparshëm janë zbatuar, një pjesë tjetër mbeten të parealizuara, gjë që tregon nevojën për përmirësime të mëtejshme në funksionimin organizativ dhe financiar të institucionit. (PressOnline.al)







