Moti sot me diell, pasdite priten reshje lokale shiu

featured
Press Online
16 Qershor 2026, 07:37

Të martën, më 16 qershor, në Kosovë parashihet të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.

Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, gjatë pjesës së dytë të ditës do të ketë shtim të vranësirave, të cilat në disa zona mund të sjellin reshje lokale shiu të shoqëruara me shkarkesa rrufesh.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10 dhe 13 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale nga 25 deri në 27 gradë Celsius.

Era do të fryjë nga verilindja me shpejtësi prej 1 deri në 9 metra në sekondë.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter