Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Rokas: Ndryshimet kushtetuese, reforma në administratë dhe gjyqësor, kusht për BE-në

23 Nëntor 2026

Konjufca: Këshilli i BE-së t’i kërkojë Komisionit Evropian përgatitjen e opinionit për aplikimin e Kosovës

23 Nëntor 2026

Zelensky: Anëtarësimi i Ukrainës në NATO më i mirë se garancitë e sigurisë

23 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Sytë e skuqur pas zgjimit? Ja se kur është normale dhe kur duhet shqetësuar…

Press Online24 Mars 2026 LIFESTYLE
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Skuqja mund të jetë e padëmshme, por në disa raste lidhet me sëmundje që kërkojnë trajtim të menjëhershëm. Zgjimi me sy të skuqur është një dukuri e shpeshtë që mund të shkaktojë shqetësim menjëherë pas ngritjes. Shpesh skuqja kalon vetë gjatë ditës, por nëse shfaqet me dhimbje, sekrecion apo simptoma të tjera, duhet të konsultoheni me mjekun. Shumë faktorë, nga ndikimet e jashtme në dhomën e gjumit deri te sëmundjet sistemike të fshehura, mund të ndikojnë në ndryshimin e ngjyrës së të bardhës së syrit gjatë natës. Është e rëndësishme të dalloni irritimin e zakonshëm nga simptomat që mund të tregojnë probleme më serioze shëndetësore. Simptomat më serioze mund të çojnë në humbje të përhershme të shikimit, prandaj është më mirë të konsultoheni me një specialist të syve sa herë që keni problem, thotë optometristi Ves Imler.

Simptomat serioze janë:

  • Skuqje që nuk kalon me pika për sy ose brenda disa ditësh
  • Dhimbje në sy që është e fortë ose zgjat gjatë gjithë ditës, apo disa ditë
  • Sekrecion
  • Ndjeshmëri ndaj dritës
  • Ndryshime në shikim, si turbullim ose humbje e shikimit
  • Simptoma të tjera, si temperaturë, dhimbje koke, të përziera apo të vjella

Dr. Imler shpjegon se çfarë mund të shkaktojë këto dhe simptoma të tjera, transmeton Telegrafi.

Shkaqet e zgjimit me sy të skuqur

Alergjitë

Shfaqja e kruarjes, ënjtjes dhe skuqjes së syve, ndonjëherë e shoqëruar me sekrecion të bardhë e fijor, zakonisht tregon praninë e alergjive. Këto simptoma vijnë nga reagimi i sistemit imunitar ndaj alergjenëve si:

  • Merimangat e pluhurit
  • Qimet e kafshëve shtëpiake
  • Ambrozia
  • Poleni
  • Myku

Kam pasur shumë pacientë që ankoheshin për sy të skuqur dhe alergji në mëngjes, dhe më thoshin se kafshët e tyre kishin fjetur në shtrat apo në jastëk. Kur sytë bien në kontakt me alergjenë dhe nuk lani fytyrën para gjumit, rritet rreziku i një reagimi inflamator, shpjegon dr. Imler.

Mungesa e gjumit

Mungesa e gjumit mund të ulë prodhimin e lotëve dhe të rrisë qarkullimin e gjakut në sy, duke shkaktuar tharje dhe skuqje. Skuqja nga mungesa e gjumit zakonisht largohet me pushim dhe pika hidratuese për sy. Përmirësimi ndodh brenda disa orësh ose një dite.

 Lodhja e syve dhe sindroma e përdorimit të kompjuterit

Sa më shumë të shikoni ekranet, aq më pak pulsoni sytë. Pulitja ndihmon në mbajtjen e lagështisë dhe mbrojtjes së syrit. Kur kjo mungon, sytë bëhen më të thatë dhe më të skuqur. Sa më shumë kohë kaloni para pajisjeve, aq më të theksuara janë simptomat. Problemet si syri i thatë nuk zhduken menjëherë dhe mund të zgjasin edhe ditën tjetër, thotë dr. Imler.

 Apnea e gjumit dhe aparatet CPAP

Aparatet CPAP përdoren për trajtimin e apnesë së gjumit. Maskat vendosen mbi hundë ose gojë për të ndihmuar frymëmarrjen gjatë natës. Nëse maska nuk qëndron mirë, ajri mund të depërtojë drejt syve, duke i tharë dhe duke i bërë të duken të skuqur në mëngjes.

 Uveiti

Uveiti është inflamacion i shtresës së mesme të syrit dhe shoqërohet me:

  • Turbullim ose ulje të shikimit
  • Ndjeshmëri ndaj dritës
  • Skuqje të syve
  • Dhimbje dhe irritim

Uveiti është gjendje serioze, pasi mund të çojë në dëmtime të përhershme nëse nuk trajtohet.

Sindroma e kapakëve të lirshëm

Kjo gjendje, më e shpeshtë te meshkujt dhe personat me mbipeshë, ndikohet nga pozicioni i gjumit. Nëse flini me fytyrë në jastëk, kapakët mund të fërkohen gjatë natës. Nëse kapakët janë më elastikë dhe irritohen gjatë gjumit, mund të zgjoheni me sy të skuqur dhe të ënjtur, thotë dr. Imler.

Entropioni

Me kalimin e moshës, kapaku mund të kthehet nga brenda, duke bërë që qerpikët të fërkohen me syrin. Kjo shkakton siklet, kruarje dhe lotim.

 Hemorragjia subkonjunktivale

Kjo ndodh kur një enë gjaku çahet në pjesën e bardhë të syrit. Zakonisht nuk është e dhimbshme dhe kalon vetë. Mund të zgjoheni me një pjesë ose gjithë syrin të skuqur. Shpesh ndodh gjatë kollitjes, teshtitjes apo lodhjes fizike.

 Glaukoma akute me kënd të mbyllur

Kjo gjendje shkakton skuqje, ënjtje dhe dhimbje të fortë, për shkak të rritjes së presionit në sy. Presioni i lartë mund të çojë shpejt në humbje të shikimit dhe shoqërohet me dhimbje koke, të përziera dhe të vjella.

Artriti reumatoid

Kjo sëmundje autoimune mund të prekë edhe sytë, duke shkaktuar inflamacion. Shumë sëmundje të trupit ndikojnë edhe në sy. Inflamacioni në organizëm mund të shkaktojë skuqje kronike, dhimbje dhe ndjeshmëri ndaj dritës, përfundon dr. Imler.

Previous ArticleNjë ditë para bombardimit të NATO-s mbi caqet serbe, çka tha Holbrooke dhe Solana? (VIDEO)
Next Article BE-ja, vetëm një superstrukturë, shtëpia është brenda – thotë presidenti kroat

Lajme të ngjashme

Pse disa njerëz i mbështjellin paratë me folie alumini? Arsyeja që shumëkush nuk e di

23 Nëntor 2026 LIFESTYLE

Një grusht kikirikë në ditë mund të përmirësojë kujtesën dhe qarkullimin e gjakut në tru

23 Nëntor 2026 LIFESTYLE

Një tufë flokësh të ish-presidentit amerikan George Washington shiten për gati 4 mijë euro

23 Nëntor 2026 LIFESTYLE

“Plos One”: Vendet me më shumë mace raportojnë nivele më të larta lumturie

22 Nëntor 2026 LIFESTYLE

Unaza e një të mbijetuareje të “Titanic”-ut shitet 165 000 dollarë

22 Nëntor 2026 LIFESTYLE

Rozë dhe e kuqe: Kombinimi më elegant i dimrit që po ndryshon rregullat e modës

22 Nëntor 2026 LIFESTYLE
Lajmet e fundit

Rokas: Ndryshimet kushtetuese, reforma në administratë dhe gjyqësor, kusht për BE-në

Press Online23 Nëntor 2026 EUROINTEGRIME

Raporti i Komisionit Evropian për Maqedoninë për vitin 2026 u shqyrtua në…

Konjufca: Këshilli i BE-së t’i kërkojë Komisionit Evropian përgatitjen e opinionit për aplikimin e Kosovës

Press Online23 Nëntor 2026 KOSOVË

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, bëri thirrje që…

Zelensky: Anëtarësimi i Ukrainës në NATO më i mirë se garancitë e sigurisë

Press Online23 Nëntor 2026 GLOBI

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky përsëriti sot thirrjen që Ukraina të anëtarësohet në…

Ndalohen telefonat në shkolla, pas rezultateve të dobëta në testin PISA

Press Online23 Nëntor 2026 GLOBI

Qeveria daneze po përgatit ndalimin e telefonave inteligjentë në shkolla, duke filluar…

Sali: Raporti i Komisionit Evropian duhet të shndërrohet në përgjegjësi, afate dhe rezultate

Press Online23 Nëntor 2026 EUROINTEGRIME

Zv.kryeministri i Qeverisë dhe ministri për Çështje Evropiane (MÇE), Bekim Sali, në…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.