Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Rokas: Ndryshimet kushtetuese, reforma në administratë dhe gjyqësor, kusht për BE-në

23 Nëntor 2026

Konjufca: Këshilli i BE-së t’i kërkojë Komisionit Evropian përgatitjen e opinionit për aplikimin e Kosovës

23 Nëntor 2026

Zelensky: Anëtarësimi i Ukrainës në NATO më i mirë se garancitë e sigurisë

23 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Një ditë para bombardimit të NATO-s mbi caqet serbe, çka tha Holbrooke dhe Solana? (VIDEO)

Press Online24 Mars 2026 KOSOVË
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Më 23 mars 1999, një ditë para nisjes së bombardimeve të NATO-s mbi caqet ushtarake dhe policore serbe në ish-Jugosllavi për të ndalur dhunën e forcave serbe kundër shqiptarëve në Kosovë, i dërguari i posaçëm i presidentit amerikan për çështjen e Kosovës, Richard Holbrooke kishte kërkuar nga Sllobodan Millosheviqin, në Beograd, që t’i tërhiqnin forcat nga Kosova, gjë që ky i fundit e kishte refuzuar.

Millosheviqi i kishte thënë Holbrooke se Jugosllavia e Serbia nuk pranojnë atë që e quajti ultimatum të Shteteve të Bashkuara dhe NATO-s për t’i tërhequr forcat nga Kosova, e i cili, në fakt, nga ndërkombëtarët quhej plan i paqes.

Përmes një video incizimi në atë kohë, Holbrooke kishte thënë: “Kemi zhvilluar dy ditë bisedime intensive me presidentin Millosheviq dhe bashkëpunëtorët e tij. Theksuam dy çështje. Së pari, kërkuam dëshmi se do të ketë armëpushim të operacioneve ushtarake që po zhvillohen në Kosovë, dhe së dyti, gatishmëri për të ndërmarrë veprime të menjëhershme që do të çonin shpejt në vendosjen e një force të udhëhequr nga NATO në Kosovë, në përputhje me marrëveshjet e Rambujesë. Një forcë, dua ta theksoj, që nuk do të ishte as pro dhe as kundër ndonjë grupi etnik, por në favor të paqes në rajon. Siç i kemi raportuar Presidentit Klinton dhe Sekretares Ollbrajt, nuk pati zotime nga autoritetet jugosllave për asnjërën nga këto çështje. Prandaj, jemi udhëzuar të shkojmë tani në Bruksel dhe t’u raportojmë aleatëve tanë në NATO, e më pas të kthehemi në Uashington”, pati deklaruar Holbrooke, pas këtij takimi, sipas raportit të AP-së të kësaj dite.

Pasi e përfundoi takimin me Millosheviq dhe komunikimin me mediet në Beograd, Holbrooke u nis menjëherë në Bruksel.

Këtu, sekretarit të përgjithshme të NATO-s, Havier Solana ia dha lajmin që Millosheviq nuk pranoi planin e paqes.

“Dje, me mbështetjen tuaj, na dërguat në Beograd për të tentuar t’i bindnim autoritetet jugosllave se paqja është më e mirë se alternativat me të cilat po përballemi tani. Ne u përpoqëm, pa ndonjë sukses të dukshëm, të paktën deri në këtë moment, të bëjmë të qartë se një forcë e udhëhequr nga NATO, e ftuar në Kosovë, nën udhëheqjen tuaj dhe përgjegjëse ndaj NATO-s, ishte mënyra më e mirë për të parandaluar që shqiptarët dhe serbët të vrasin njëri-tjetrin”, tha ai, në prani të Solanas, që ishte parë goxha i “mërzitur” në këtë dalje të përbashkët për medie.

Holbrooke tha se politikanët dhe mediet në Jugosllavi e Serbi e keqinterpretuan, qëllimisht, pozicionin e NATO-s, duke e shitur atë në publik, te populli, sikur plani i Aleancës është pro shqiptarëve të Kosovës e kundër serbëve, transmeton Kp.

“Duhet t’ju them juve dhe mediave këtu se në Jugosllavi dhe Serbi sonte, pozicioni ynë është keqinterpretuar plotësisht dhe paraqitet si një forcë që do të kishte mbajtur anë. Në këtë drejtim, populli serb është dezinformuar nga mediat e tyre dhe nga deklaratat e zyrtarëve të lartë, të cilët kanë keqinterpretuar marrëveshjet e Rambujesë dhe kanë keqkuptuar atë që ju dhe NATO po ofronit. Si pasojë e këtij keqkuptimi, kuvendi serb e refuzoi sot atë ofertë, ndërsa udhëheqja jugosllave dhe Presidenti Millosheviq gjithashtu e hodhën poshtë”, tha Holbrooke, në Bruksel, një ditë para se NATO të niste sulmet ajrore kundër forcave serbo-jugosllave.

Holbrooke shtoi se pas dështimit në Beograd përpjekjet diplomatike, kanë marrë fund, ani se ato mund të ngjallen, nëse ka interes nga Millosheviq. Tani, sipas tij, çështja tani kalon plotësisht te NATO.

“Tani, procesi ju është kthyer juve, si simbolikisht ashtu edhe formalisht. Kjo tashmë është çështje e NATO-s. Unë do të shtoja vetëm se kanalet diplomatike do të mbeten gjithmonë të hapura, por misioni ynë, të cilin e përfunduam disa orë më parë, sipas vlerësimit tonë, nuk kishte gjasa të sillte ndonjë përparim të mëtejshëm edhe nëse do të qëndronim më gjatë, dhe kjo është arsyeja pse Presidenti Clinton na kërkoi të kthehemi”, i tha ai Solanës.

Ky i fundit, nuk e tha asnjë fjalë, në këtë paraqitje. Ai foli të nesërmen, kur urdhëroi nisjen e sulmeve ajrore të NATO-s, kundër forcave serbo-jugosllave.

Ato zgjatën 78 ditë. Më 10 qershor, Millosheviq pranoi kapitullimin. Ai dhe Serbia përgjithmonë e humbën Kosovën, në të cilën, dy ditë më vonë, hynë trupat e NATO-s, duke e çliruar atë, bashkë me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

Previous ArticleTaravari kritikon Mickoskin dhe VLEN-in: Pa ndryshime kushtetuese, vendi rrezikon izolimin
Next Article Sytë e skuqur pas zgjimit? Ja se kur është normale dhe kur duhet shqetësuar…

Lajme të ngjashme

Konjufca: Këshilli i BE-së t’i kërkojë Komisionit Evropian përgatitjen e opinionit për aplikimin e Kosovës

23 Nëntor 2026 KOSOVË

Kosova pret kërkimfalje nga BE-ja për mesazhet nacionaliste në Bruksel

23 Nëntor 2026 KOSOVË

Skadon afati për Specialen, pritet opinioni ligjor për hapat e mëtejshëm

23 Nëntor 2026 KOSOVË

Kurti në 27-vjetorin e Shërbimit Korrektues ne Kosove: Burgu nuk është i mirë, por mbron shoqërinë

23 Nëntor 2026 KOSOVË

Kurti: Këtë javë nis hartimi i ligjit për Specialen, presim ekspertët për ta përmbyllur

23 Nëntor 2026 KOSOVË

Rreth 20% e kosovarëve të rritur duan dhe po përgatiten të emigrojnë

23 Nëntor 2026 KOSOVË
Lajmet e fundit

Rokas: Ndryshimet kushtetuese, reforma në administratë dhe gjyqësor, kusht për BE-në

Press Online23 Nëntor 2026 EUROINTEGRIME

Raporti i Komisionit Evropian për Maqedoninë për vitin 2026 u shqyrtua në…

Konjufca: Këshilli i BE-së t’i kërkojë Komisionit Evropian përgatitjen e opinionit për aplikimin e Kosovës

Press Online23 Nëntor 2026 KOSOVË

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, bëri thirrje që…

Zelensky: Anëtarësimi i Ukrainës në NATO më i mirë se garancitë e sigurisë

Press Online23 Nëntor 2026 GLOBI

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky përsëriti sot thirrjen që Ukraina të anëtarësohet në…

Ndalohen telefonat në shkolla, pas rezultateve të dobëta në testin PISA

Press Online23 Nëntor 2026 GLOBI

Qeveria daneze po përgatit ndalimin e telefonave inteligjentë në shkolla, duke filluar…

Sali: Raporti i Komisionit Evropian duhet të shndërrohet në përgjegjësi, afate dhe rezultate

Press Online23 Nëntor 2026 EUROINTEGRIME

Zv.kryeministri i Qeverisë dhe ministri për Çështje Evropiane (MÇE), Bekim Sali, në…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.