Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Zelensky: Anëtarësimi i Ukrainës në NATO më i mirë se garancitë e sigurisë

23 Nëntor 2026

Ndalohen telefonat në shkolla, pas rezultateve të dobëta në testin PISA

23 Nëntor 2026

Sali: Raporti i Komisionit Evropian duhet të shndërrohet në përgjegjësi, afate dhe rezultate

23 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Ndalohen telefonat në shkolla, pas rezultateve të dobëta në testin PISA

Press Online23 Nëntor 2026 GLOBI
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Qeveria daneze po përgatit ndalimin e telefonave inteligjentë në shkolla, duke filluar nga viti i ardhshëm shkollor, pas rezultateve historikisht të dobëta të nxënësve danezë në testimin e fundit ndërkombëtar PISA.

Sipas deklaratës së qeverisë, ndalimi do të përfshijë telefonat inteligjentë dhe pajisjet e tjera me akses në internet, deri në përfundim të klasës së 10-të, si dhe në qendrat e kujdesit pas shkollës.

Pas arritjes së një marrëveshjeje me partitë e tjera politike, qeveria pritet të paraqesë një projektligj gjatë seancës aktuale parlamentare.

“Fëmijët duhet të jenë në gjendje të shkojnë në shkollë, pa u shpërqendruar vazhdimisht nga rrjetet sociale, blerjet në internet apo lojërat”, deklaroi ministri i Arsimit, Magnus Heunicke.

Qeveria parashikon gjithashtu, që shkollat të detyrohen të përdorin filtra në rrjetet e internetit, për të bllokuar aksesin në faqet që nuk kanë lidhje me mësimin apo veprimtaritë edukative.

Telefonat janë tashmë të ndaluar në shumë shkolla në Danimarkë.

Vitin e kaluar, parlamenti u kërkoi shkollave të hartonin rregullat e tyre, për të krijuar mjedise pa telefona në arsimin fillor dhe në qendrat e kujdesit pas shkollës, deri në klasën e tretë.

Ndryshe nga rregullat e vitit të kaluar, ndalimi i ri i miratuar nga qeveria do të jetë i detyrueshëm dhe do të zbatohet deri në përfundim të klasës së 10-të.

Mënyra se si do ta zbatojnë këtë masë do të përcaktohet nga vetë shkollat.

Programi për Vlerësimin Ndërkombëtar të Nxënësve (PISA), i cili riktheu debatin në Danimarkë për përdorimin e telefonave inteligjentë në shkolla, mat aftësitë e 15-vjeçarëve në lexim, matematikë dhe shkencë.

Testimi organizohet nga Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD) çdo tre vjet.

Previous ArticleSali: Raporti i Komisionit Evropian duhet të shndërrohet në përgjegjësi, afate dhe rezultate
Next Article Zelensky: Anëtarësimi i Ukrainës në NATO më i mirë se garancitë e sigurisë

Lajme të ngjashme

Zelensky: Anëtarësimi i Ukrainës në NATO më i mirë se garancitë e sigurisë

23 Nëntor 2026 GLOBI

Wadephul: Do të mbrojmë çdo centimetër të territorit të NATO-s

23 Nëntor 2026 GLOBI

Sanchez propozon taksë të re për pasuritë mbi 100 milionë euro: Të ardhurat do të financojnë strehimin dhe shërbimet publike

23 Nëntor 2026 GLOBI

Rutte: Vendet e NATO-s përballen me kërcënime në rritje, aleatët duhet të forcojnë mbrojtjen

23 Nëntor 2026 GLOBI

Tregjet aziatike në rënie për shkak të shqetësimeve mbi investimet në IA-në

23 Nëntor 2026 GLOBI

Pesë ish-kryeministra britanikë kundër rikthimit në BE, Blair: Brexit ishte gabim, por debati s’duhet rihapur

23 Nëntor 2026 GLOBI
Lajmet e fundit

Zelensky: Anëtarësimi i Ukrainës në NATO më i mirë se garancitë e sigurisë

Press Online23 Nëntor 2026 GLOBI

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky përsëriti sot thirrjen që Ukraina të anëtarësohet në…

Ndalohen telefonat në shkolla, pas rezultateve të dobëta në testin PISA

Press Online23 Nëntor 2026 GLOBI

Qeveria daneze po përgatit ndalimin e telefonave inteligjentë në shkolla, duke filluar…

Sali: Raporti i Komisionit Evropian duhet të shndërrohet në përgjegjësi, afate dhe rezultate

Press Online23 Nëntor 2026 EUROINTEGRIME

Zv.kryeministri i Qeverisë dhe ministri për Çështje Evropiane (MÇE), Bekim Sali, në…

Mickoski: Qeveria teknike në dhjetor 2027, zgjedhjet parlamentare në prill 2028

Press Online23 Nëntor 2026 MAQEDONI

Zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të jenë në prill të vitit 2028,…

Wadephul: Do të mbrojmë çdo centimetër të territorit të NATO-s

Press Online23 Nëntor 2026 GLOBI

Ministri i Jashtëm gjerman, Johann Wadephul rikonfirmoi sot gatishmërinë e NATO-s, për…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.