Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Rokas: Ndryshimet kushtetuese, reforma në administratë dhe gjyqësor, kusht për BE-në

23 Nëntor 2026

Konjufca: Këshilli i BE-së t’i kërkojë Komisionit Evropian përgatitjen e opinionit për aplikimin e Kosovës

23 Nëntor 2026

Zelensky: Anëtarësimi i Ukrainës në NATO më i mirë se garancitë e sigurisë

23 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Rokas: Ndryshimet kushtetuese, reforma në administratë dhe gjyqësor, kusht për BE-në

Press Online23 Nëntor 2026 EUROINTEGRIME
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Raporti i Komisionit Evropian për Maqedoninë për vitin 2026 u shqyrtua në seancën e përbashkët të Komisionit për Çështje Evropiane dhe Këshillit Nacional për Eurointegrime. Në emër të Komisionit Evropian, gjetjet e raportit i prezantoi ambasadori i Bashkimit Evropian në Shkup, Michalis Rokas.

Ai vlerësoi përparimin në fusha të caktuara, si digjitalizimi, harmonizimi i legjislacionit, reformat, por edhe politika e jashtme. Megjithatë, edhe një herë e theksoi kushtin kryesor për hapjen e negociatave të anëtarësimit.

“Siç e dini, faza e ardhshme e negociatave të anëtarësimit varet nga hapat për të cilët jemi marrë vesh në të kaluarën. Së pari, ndryshimet kushtetuese, së dyti, marrëveshja për administratën publike dhe reforma e saj, por edhe reforma dhe udhëzimet në gjyqësor, si dhe planet e veprimit që vijnë së bashku me to. Të gjitha së bashku do të mundësojnë hapjen e kapitullit 1”, tha Michalis Rokas.

Në seancë ishte e pranishme edhe presidentja e shtetit, Gordana Siljanovska Davkova, e cila përshëndeti nismat në BE dhe qëndrimin se çështjet dypalëshe që nuk kanë të bëjnë me kriteret e anëtarësimit, të mos përfshihen në negociata.

“Qëllimi ynë mbetet i njëjtë, anëtarësimi i plotë në BE. Ne nuk kërkojmë privilegje, nuk kërkojmë trajtim të veçantë, nuk kërkojmë standarde më të ulëta. Kërkojmë zbatim të qëndrueshëm të rregullave, parimeve dhe vlerave evropiane, barazi, siguri juridike dhe anëtarësim të bazuar në merita”, tha Gordana Siljanovska Davkova.

Sipas zëvendëskryeministrit dhe ministrit për Çështje Evropiane, Bekim Sali, çështjet e hapura duhet të zgjidhen përmes dialogut.
“Raporti thekson qartë gjithashtu se nuk ka përparim në lidhje me ndryshimet kushtetuese të përcaktuara në konkluzionet e Këshillit të vitit 2022. Kjo mbetet një sfidë politike dhe institucionale që nuk mund të injorohet. Çështjet e hapura duhet t’i zgjidhim përmes një dialogu serioz, duke respektuar detyrimet evropiane, procedurat demokratike dhe shqetësimet legjitime të qytetarëve”, deklaroi Bekim Sali.

Për kreun e LSDM-së, Venko Filipçe, në raport nuk është evidentuar asnjë përparim në fushat kyçe.

“Do të thosha se raporti është katastrofal. Nuk ka asnjë përparim në asnjë fushë kyçe, në diçka që nga ne e kërkojnë dhe e presin partnerët tanë të huaj dhe BE-ja, por edhe qytetarët. Nuk ka asnjë përparim në gjyqësor, në luftën kundër korrupsionit, në legjislacionin zgjedhor, nuk ka asnjë përparim në media. Por këtë ne e dimë këtu, sepse e jetojmë çdo ditë”, tha Venko Filipçe.

Sipas Antonio Milloshoskit nga OBRM-PDUKM, të gjitha partitë duhet të jenë të bashkuara kur bëhet fjalë për kushtet që i vendosen Maqedonisë.

“Nëse për diçka duhet të bashkohemi, është që shteti të vlerësohet sipas standardeve dhe arritjeve. Nuk pretendoj se jemi idealë, kemi ende shumë dobësi që duhet t’i përmirësojmë, por kemi edhe pika të forta që duhet t’i respektojmë dhe t’i avancojmë. Por, nëse për diçka nevojitet arbitrazh, është që të mos lejohet që kontestet dypalëshe, politike dhe të imponuara të bëhen pjesë e kritereve të Kopenhagës”, tha Antonio Milloshoskit.

Raporti i Komisionit Evropian u publikua më 4 nëntor, ndërsa mesazhi kryesor është se Maqedonia ka shënuar përparim në disa reforma, por se ky përparim nuk është i mjaftueshëm për të çuar përpara negociatat me BE-në. Nevojiten rezultate konkrete në sundimin e ligjit, reformën e institucioneve dhe përmbushjen e detyrimeve të marra përsipër, veçanërisht ndryshimet kushtetuese.

Previous ArticleKonjufca: Këshilli i BE-së t’i kërkojë Komisionit Evropian përgatitjen e opinionit për aplikimin e Kosovës

Lajme të ngjashme

Sali: Raporti i Komisionit Evropian duhet të shndërrohet në përgjegjësi, afate dhe rezultate

23 Nëntor 2026 EUROINTEGRIME

Mickoski: Qeveria teknike në dhjetor 2027, zgjedhjet parlamentare në prill 2028

23 Nëntor 2026 MAQEDONI

Mbretëria e Bashkuar në krah të reformave në drejtësi: Shasivari dhe Sivagnanam zotohen për sundim më të fortë të ligjit

23 Nëntor 2026 MAQEDONI

Nga mesnata benzina lirohet për 2 denarë, nafta për 3,50 denarë për litër

23 Nëntor 2026 EKONOMI

Janevska: Premtimin për rritjen e pagave të mësimdhënësve do ta realizojmë në mars

23 Nëntor 2026 MAQEDONI

Gardiani i burgut në Strumicë është kapur duke shitur drogë gjatë orarit të punës

23 Nëntor 2026 MAQEDONI
Lajmet e fundit

Rokas: Ndryshimet kushtetuese, reforma në administratë dhe gjyqësor, kusht për BE-në

Press Online23 Nëntor 2026 EUROINTEGRIME

Raporti i Komisionit Evropian për Maqedoninë për vitin 2026 u shqyrtua në…

Konjufca: Këshilli i BE-së t’i kërkojë Komisionit Evropian përgatitjen e opinionit për aplikimin e Kosovës

Press Online23 Nëntor 2026 KOSOVË

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, bëri thirrje që…

Zelensky: Anëtarësimi i Ukrainës në NATO më i mirë se garancitë e sigurisë

Press Online23 Nëntor 2026 GLOBI

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky përsëriti sot thirrjen që Ukraina të anëtarësohet në…

Ndalohen telefonat në shkolla, pas rezultateve të dobëta në testin PISA

Press Online23 Nëntor 2026 GLOBI

Qeveria daneze po përgatit ndalimin e telefonave inteligjentë në shkolla, duke filluar…

Sali: Raporti i Komisionit Evropian duhet të shndërrohet në përgjegjësi, afate dhe rezultate

Press Online23 Nëntor 2026 EUROINTEGRIME

Zv.kryeministri i Qeverisë dhe ministri për Çështje Evropiane (MÇE), Bekim Sali, në…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.