Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ndau sot me detaje rreth hartimit Sptë Ligjit për ecialen.
Në ceremoninë e 27-vjetorit të themelimit të Shërbimit Korrektues të Kosovës, Kurti tha shkurtimisht për medie se gjatë kësaj jave do të nisë hartimi i ligjit dhe se janë në pritje të ekspertëve për ta përmbyllur këtë ligj.
“Gjatë kësaj jave kemi thënë dhe po presim nga ekspertët që ta përmbyllin këto ditë”, tha Kurti.
Kujtojmë, Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka shprehur shqetësimet e saj mbi zhvillimet politike rreth plotësim-ndryshimeve të Ligjit për Dhomat e Specializuara, duke thënë se nëse ky proces vazhdon të zvarritet dhe nuk përfundon së shpejti do të ketë protesta gjithëpopullore.
Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka thënë se është e papranueshme që kjo çështje kaq e rëndësishme të zvarritet për shkak të përplasjeve politike apo presionit të bashkësisë ndërkombëtare.
“Qeveria dhe shumica parlamentare duhet ta kenë të qartë se përgjegjësia e tyre është të veprojnë dhe të mos lejojnë që vonesat të bëhen pengesë për përfundimin e këtij procesi”.
Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së kërkon që plotësim-ndryshimet e Ligjit për Dhomat e Specializuara të miratohen me procedurë të përshpejtuar, brenda afatit më të shkurtër që lejojnë procedurat parlamentare dhe institucionale.
Kryeministri Kurti ka bërë të ditur më herët se në grupin punues janë të përfaqësuara institucionet relevante dhe partitë politike parlamentare, ndërsa në hartimin e dokumenteve janë angazhuar edhe ekspertë juridikë.
Ai pati thënë se përmbajtja e ligjit të ri duhet të punohet me kujdes, të jetë në përputhje me Kushtetutën dhe legjislacionin e Kosovës dhe më pas të procedohet për diskutim e miratim. Krahas kësaj, Kurti shtoi se qëndrimi i tij ndaj Gjykatës Speciale mbetet i pandryshuar që nga pranvera e vitit 2015.



