Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Rokas: Ndryshimet kushtetuese, reforma në administratë dhe gjyqësor, kusht për BE-në

23 Nëntor 2026

Konjufca: Këshilli i BE-së t’i kërkojë Komisionit Evropian përgatitjen e opinionit për aplikimin e Kosovës

23 Nëntor 2026

Zelensky: Anëtarësimi i Ukrainës në NATO më i mirë se garancitë e sigurisë

23 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Kombëtarja e bën sefte, mungesa në stërvitjen e parë. Silvinjo merr lojtarë nga kampionati shqiptar

Press Online24 Mars 2026 SPORT
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Kombëtarja shqiptare ka nisur zyrtarisht grumbullimin në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen e rëndësishme të fazës “play-off” për Botërorin 2026, ku do të përballet me Poloninë.

Ky takim konsiderohet vendimtar për skuadrën kuqezi, e cila synon të bëjë një hap të madh drejt kualifikimit në turneun më të madh të futbollit botëror. Nën drejtimin e trajnerit brazilian Silvinjo, ekipi zhvilloi pasditen e djeshme seancën e parë stërvitore në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”.

Kjo seancë u fokusua kryesisht në aspektin fizik dhe përgatitjen taktike, ku lojtarët punuan në palestër dhe më pas kaluan në fushë për ushtrime me topin dhe skema të ndryshme loje. Stafi teknik ka vendosur theks të veçantë te organizimi i skuadrës dhe detajet, duke qenë se përballja ndaj Polonisë kërkon përqendrim maksimal dhe natyrisht përgatitje deri në detajet e fundit.

MUNGESAT- Në këtë seancë të parë ishin të pranishëm 23 futbollistë nga lista që ka 26 lojtarë. Thuajse të gjithë futbollistët ishin, me përjashtim të Uzunit, Ramadanit dhe Nazmi Gripshit. Të tre lojtarët, janë bashkuar me skuadrën vetëm në orët e vona të mbrëmjes duke mos pasur mundësi që të stërviten ditën e parë me skuadrën. Mungesa e tyre në seancën e parë lidhej me arsye të ndryshme, ku Uzuni dhe Gripshi nuk arritën në kohë për shkak të udhëtimit nga klubet e tyre, ndërsa Ramadani për një arsye familjare shumë të veçantë, pasi është bërë baba për herë të tretë pikërisht ditën e djeshme.

AXHENDA– Sipas programit të përgatitur, Kombëtarja do të vijojë përgatitjet intensive edhe ditën e sotme me një tjetër seancë stërvitore në “Shtëpinë e Futbollit”, ku grupi pritet të jetë i plotë. Trajneri Silvinjo pritet të eksperimentojë me disa alternativa në formacion, pasi ndeshja me Poloninë është shumë afër dhe nuk ka kohë për të humbur. Ekipi do të udhëtojë të mërkurën drejt Varshavës, ku do të zhvillohet ndeshja në datën 26 mars, në orën 20:45. Kuqezinjtë i pret natyrisht një ndeshje shumë e vështirë në një stadium të mbushur plot me ultras polakë, teksa vetëm 5% e stadiumit do të jetë me tifozë shqiptarë, aq sa e lejon edhe rregullorja për skuadrat udhëtuese. Pas ndeshjes me Poloninë, kuqezinjtë do të nisen menjëherë në drejtim të Suedisë ose Spanjës për t’u përballur me fituesin ose humbësin e çiftit UkrainëSuedi. Duke qenë se në Ukrainë nuk mund të luhen ndeshje, verdheblutë kanë zgjedhur Spanjën si vendin ku do të zhvillojnë ndeshjet kualifikuese të “Play Off”, ose miqësoren.

SUPERIORJA- Duke pasur 3 mungesa në stërvitjen e parë, trajneri Silvinjo ka menduar që të marrë edhe disa lojtarë nga kampionati shqiptar, të cilët janë vënë në dispozicion të stafit teknik. Kështu, veç Alijit dhe Dajsinanit që ishin në listën e grubmullimit, edhe një numër i konsiderueshëm i lojtarëve nga kampionati ynë, janë bashkuar me skuadrën. Ditën e djeshme, lojtarët e Dinamos Ismaili dhe Farruku kanë qenë në stërvitje, ashtu si edhe Ledio Tresa nga Laçi. Teuta ka pasur dy përfaqësues, ku Artan Jazxhi dhe Xhoele Maçolli ndihmuan në ditën e parë të stërvitjes. Nga Elbasani, stafi teknik ka thirrur portierin Totoshi, që këtë javë luajti titullar teksa vend në skuadër kishte edhe për Elmando Gjinin dhe Gledian Pusin nga Vllaznia./Panorama Sport

43

Previous ArticleBE-ja, vetëm një superstrukturë, shtëpia është brenda – thotë presidenti kroat
Next Article Ky është gjyqtari që do të vendosë drejtësi në ndeshjen Poloni-Shqipëri (FOTO)

Lajme të ngjashme

E konfirmojnë statistikat: Kylian Mbappe po dështon kur Real Madridi po vuan

23 Nëntor 2026 SPORT

Vetëm dy lojtarë e kanë bërë më parë, Florian Wirtz hyn në histori pas spektaklit ndaj Unitedit

23 Nëntor 2026 SPORT

Interi refuzon ofertat e dy gjigantëve anglezë për yllin e skuadrës

23 Nëntor 2026 SPORT

Eksperti i transferimeve flet për kalimin e mundshëm të Alexander-Arnold te Bayerni

23 Nëntor 2026 SPORT

As Gary Neville s’ka më shpresë: Man Unitedi mund të bie në Championship

23 Nëntor 2026 SPORT

Lara Colturi, e para në Kupën e Botës në Ski Alpine në Austri

23 Nëntor 2026 SPORT
Lajmet e fundit

Rokas: Ndryshimet kushtetuese, reforma në administratë dhe gjyqësor, kusht për BE-në

Press Online23 Nëntor 2026 EUROINTEGRIME

Raporti i Komisionit Evropian për Maqedoninë për vitin 2026 u shqyrtua në…

Konjufca: Këshilli i BE-së t’i kërkojë Komisionit Evropian përgatitjen e opinionit për aplikimin e Kosovës

Press Online23 Nëntor 2026 KOSOVË

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, bëri thirrje që…

Zelensky: Anëtarësimi i Ukrainës në NATO më i mirë se garancitë e sigurisë

Press Online23 Nëntor 2026 GLOBI

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky përsëriti sot thirrjen që Ukraina të anëtarësohet në…

Ndalohen telefonat në shkolla, pas rezultateve të dobëta në testin PISA

Press Online23 Nëntor 2026 GLOBI

Qeveria daneze po përgatit ndalimin e telefonave inteligjentë në shkolla, duke filluar…

Sali: Raporti i Komisionit Evropian duhet të shndërrohet në përgjegjësi, afate dhe rezultate

Press Online23 Nëntor 2026 EUROINTEGRIME

Zv.kryeministri i Qeverisë dhe ministri për Çështje Evropiane (MÇE), Bekim Sali, në…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.