Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Lara Colturi, e para në Kupën e Botës në Ski Alpine në Austri

23 Nëntor 2026

Vellkovski: Shtylla e dytë e pensioneve nuk po shfuqizohet, por rregullimi i saj normativ po transferohet në një ligj tjetër

23 Nëntor 2026

NATO shqyrton masat e mbrojtjes pas incidentit me raketat ruse në Poloni

23 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Lara Colturi, e para në Kupën e Botës në Ski Alpine në Austri

Press Online23 Nëntor 2026 SPORT
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Skiatorja Lara Colturi, e cila garon për ngjyrat kuqezi në Kupën e Botës së Skive Alpine, arriti të triumfojë në ndalesën e radhës, në Gurgl të Austrisë në disiplinën e sllallomit.

Në moshën 20-vjeçare, Colturi merr kështu suksesin e parë pas nëntë podiumeve të siguruara më parë në këtë kompeticion.

Kryeministri Edi Rama e cilësoi fitoren e Colturi-t një ditë historike për sportin shqiptar.
“Në moshën 20-vjeçare, Lara Colturi triumfon në sllallomin e Gurglit në Austri, duke i dhuruar Shqipërisë fitoren e parë në Kupën e Botës në ski alpine. Pas dy vendeve të dyta në vitet 2024 dhe 2025, Lara ngjitet në majën e podiumit, duke na bërë krenarë të gjithëve”, tha Rama.

Por triumfi në Austri ka edhe një tjetër vlerë, pasi e ngjit skiatoren shqiptare në krye të klasifikimit të përgjithshëm të Kupës së Botës.

Lara Colturi arriti ta përshkojë pistën me kohën 51 sekonda e 94 të qindtat, duke lënë pas dy skiatoret e Suedisë, Sara Hector dhe Anna Larsson.

Me këtë sukses skiatorja e Shqipërisë arriti një tjetër rezultat historik, pasi për herë të parë udhëheq renditjen e përgjithshme në Kupën e Botës. Pas 3 garave të para, dy në sllallom dhe një në sllallomin gjigant, Lara Colturi është në kuotën e 260 pikëve, 68 më shumë se Emma Aicher më të cilën ndante kryesimin para garës në Austri. Në vendin e tretë në renditjen e përgjithshme është Sara Hector me 150 pikë, 110 më pak se Lara Colturi.

Previous ArticleVellkovski: Shtylla e dytë e pensioneve nuk po shfuqizohet, por rregullimi i saj normativ po transferohet në një ligj tjetër

Lajme të ngjashme

Ukaj dhe Hasanaj rrëmbejnë medalje të bronzta në Selanik

22 Nëntor 2026 SPORT

Qëndron, largohet apo pensionohet? Shtatë pyetje rreth të ardhmes së Xherdan Shaqirit

22 Nëntor 2026 SPORT

Messi humb kontrollin dhe godet kundërshtarin me top – të gjithë po pyesin pse nuk u ndëshkua me karton të kuq

22 Nëntor 2026 SPORT

Përplasen dy pilotët e Ferrarit në Las Vegas, Hamilton shpërthen ndaj Leclercut

22 Nëntor 2026 SPORT

Courtois e vazhdon kontratën me Real Madridin edhe për dy sezone

20 Nëntor 2026 SPORT

Mourinho flet për të ardhmen e Endrickut mes zërave për largim

20 Nëntor 2026 SPORT
Lajmet e fundit

Lara Colturi, e para në Kupën e Botës në Ski Alpine në Austri

Press Online23 Nëntor 2026 SPORT

Skiatorja Lara Colturi, e cila garon për ngjyrat kuqezi në Kupën e…

Vellkovski: Shtylla e dytë e pensioneve nuk po shfuqizohet, por rregullimi i saj normativ po transferohet në një ligj tjetër

Press Online23 Nëntor 2026 MAQEDONI

Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Gjoko Vellkovski hedh poshtë pretendimet…

NATO shqyrton masat e mbrojtjes pas incidentit me raketat ruse në Poloni

Press Online23 Nëntor 2026 GLOBI

Përfaqësuesit e 32 vendeve anëtare të NATO-s do të diskutojnë sot në…

Eurostat: Në Maqedoni 66.1% e familjeve janë pa fëmijë

Press Online23 Nëntor 2026 MAQEDONI

Në Maqedoni, 66,1 për qind e familjeve gjatë vitit 2025 kanë qenë…

Trump: Sulmet iraniane me dronë dhe raketa kanë arritur nivelin më të lartë në një vit

Press Online23 Nëntor 2026 GLOBI

Irani ka lëshuar më shumë dronë dhe raketa gjatë javës së fundit,…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.