Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Rokas: Ndryshimet kushtetuese, reforma në administratë dhe gjyqësor, kusht për BE-në

23 Nëntor 2026

Konjufca: Këshilli i BE-së t’i kërkojë Komisionit Evropian përgatitjen e opinionit për aplikimin e Kosovës

23 Nëntor 2026

Zelensky: Anëtarësimi i Ukrainës në NATO më i mirë se garancitë e sigurisë

23 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Gjykata e dënoi sërish me 20 muaj burg pronarin e kompanisë “Besa Trans”, Bekim Haxhiu

Press Online23 Mars 2026 MAQEDONI
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Përfundoi rigjykimi për rastin “Besa Trans”, raporton Alsat.mk. Gjykata Penale e Shkupit sërish e shpalli fajtor pronarin e kompanisë Bekim Haxhiu për falsifikim të certifikatës së licencës dhe sërish e dënoi me 20 muaj burg. Ndërkohë kompania obligohet të japë 800 mijë denarë. Rasti nuk ka të bëjë me aksidentin, por falsifikim të certifikatës së licencës për autobusin e aksidentuar në Bullgari në nëntor të vitit 2021 ku humbën jetën 45 persona dhe 7 të tjerë u lënduan. Ashtu si në gjykimin e parë, palët qëndruan në pozitat e tyre. Në fjalët përfundimtare, organi i akuzës kërkoi dënimin e Bekim Haxhiut dhe kompanisë “Besa Trans”, pasi autobusi i aksidentuar ka kaluar kufirin me certifikatë licence të falsifikuar, njofton Alsat.mk.

“Mbetem në tërësi në akuzën e precizuar, pasi i akuzuari e ka kryer veprën penale. Për çdo autobus është dashur të ketë licencë. Autobusi nuk ka pasur certifikatë licence dhe as është dorëzuar kërkesë për nxjerrjen e certifikatës. Autobusi ka dalë jashtë shtetit me certifikatë licence të autobusëve tjerë”, tha prokurori Zoran Zdravev.

Megjithatë Bekim Haxhiu mohon fajin. Avokati i tij Asmir Alispahiq, përsëriti teorinë e rastit që nuk ka falsifikim, meqë sipas tyre, për të pasur falsifikim, duhet që dikush të krijojë një dokument të rrejshëm. Ndërsa mungesën e certifikatës e arsyetuan me rrethanat e kohës.

“Pronari nuk e ka ditur se do t’i kërkohet certifikata e licencës, pasi asnjëherë asnjë doganier nuk e ka kërkuar. Nuk bëhet fjalë për paramendim apo qëllim që të manipulohet sistemi. E vetmja, bëhet fjalë për rrethana komplekse pasi gjatë asaj periudhe nuk janë dhënë certifikata të licencave edhe për shkak të koronës, por edhe për shkak të hetimit të ish sekretarit të Qeverisë Dragi Rashkovski, për çka shumë institucione ishin në hetim”, tha avokati i Bekim Haxhiut, Asmir Alispahiq.

Vendimi nuk është i plotfuqishëm, palët kanë drejtë të ankohen në Apel. Tragjedia e Bullgarisë, mbetet ndër më të rëndat në historinë e vendit, ndërsa familjarët, por edhe opinioni vazhdimisht kanë kërkuar përgjegjësi. Bullgaria hapi hetim për arsyet e aksidentit, megjithatë i mbylli pa asnjë të akuzuar, pasi sipas tyre fajtor ka qenë shoferi që ka humbur jetën në aksident, sepse ka lëvizur mbi shpejtësinë e lejuar, në kushte të papërshtatshme të rrugës. Ndërkohë, kompania që ka kontrolluar teknikisht autobusin e aksidentuar, ndodhet nën masa hetuese përfshi këtu edhe ministrin e Brendshëm të asaj kohe, Oliver Spasovski i cili sipas procesverbalit, kontrollin teknik e kishte mbyllur vetëm disa ditë pas aksidentit.

Previous ArticleSpyware për iPhone, kërcënimi që po prek çdo përdorues/Çfarë duhet të dini!
Next Article Ministri i Jashtëm iranian: Nuk ka bisedime me SHBA-në, Trump dëshiron të ulë çmimet e energjisë dhe të fitojë kohë

Lajme të ngjashme

Rokas: Ndryshimet kushtetuese, reforma në administratë dhe gjyqësor, kusht për BE-në

23 Nëntor 2026 EUROINTEGRIME

Mickoski: Qeveria teknike në dhjetor 2027, zgjedhjet parlamentare në prill 2028

23 Nëntor 2026 MAQEDONI

Mbretëria e Bashkuar në krah të reformave në drejtësi: Shasivari dhe Sivagnanam zotohen për sundim më të fortë të ligjit

23 Nëntor 2026 MAQEDONI

Nga mesnata benzina lirohet për 2 denarë, nafta për 3,50 denarë për litër

23 Nëntor 2026 EKONOMI

Janevska: Premtimin për rritjen e pagave të mësimdhënësve do ta realizojmë në mars

23 Nëntor 2026 MAQEDONI

Gardiani i burgut në Strumicë është kapur duke shitur drogë gjatë orarit të punës

23 Nëntor 2026 MAQEDONI
Lajmet e fundit

Rokas: Ndryshimet kushtetuese, reforma në administratë dhe gjyqësor, kusht për BE-në

Press Online23 Nëntor 2026 EUROINTEGRIME

Raporti i Komisionit Evropian për Maqedoninë për vitin 2026 u shqyrtua në…

Konjufca: Këshilli i BE-së t’i kërkojë Komisionit Evropian përgatitjen e opinionit për aplikimin e Kosovës

Press Online23 Nëntor 2026 KOSOVË

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, bëri thirrje që…

Zelensky: Anëtarësimi i Ukrainës në NATO më i mirë se garancitë e sigurisë

Press Online23 Nëntor 2026 GLOBI

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky përsëriti sot thirrjen që Ukraina të anëtarësohet në…

Ndalohen telefonat në shkolla, pas rezultateve të dobëta në testin PISA

Press Online23 Nëntor 2026 GLOBI

Qeveria daneze po përgatit ndalimin e telefonave inteligjentë në shkolla, duke filluar…

Sali: Raporti i Komisionit Evropian duhet të shndërrohet në përgjegjësi, afate dhe rezultate

Press Online23 Nëntor 2026 EUROINTEGRIME

Zv.kryeministri i Qeverisë dhe ministri për Çështje Evropiane (MÇE), Bekim Sali, në…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.