Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Mbretëria e Bashkuar në krah të reformave në drejtësi: Shasivari dhe Sivagnanam zotohen për sundim më të fortë të ligjit

23 Nëntor 2026

Nga mesnata benzina lirohet për 2 denarë, nafta për 3,50 denarë për litër

23 Nëntor 2026

Jennifer Lopez pretendon se e ka pasur të vështirë të marrë role për shkak të prejardhjes së saj, njerëzit tallen me të

23 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Mbretëria e Bashkuar në krah të reformave në drejtësi: Shasivari dhe Sivagnanam zotohen për sundim më të fortë të ligjit

Press Online23 Nëntor 2026 MAQEDONI
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Mbretëria e Bashkuar dhe Maqedonia e Veriut thellojnë bashkëpunimin për transformimin e sistemit të drejtësisë. Kodi i ri Penal dhe Ligji për Procedurën Penale në fokus të takimit mes ministrit Jeton Shasivari dhe ambasadores së re britanike, Maya Sivagnanam.

Reformat në drejtësi po marrin një dimension të ri përmes partneritetit me një nga demokracitë më të konsoliduara në botë. Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, zhvilloi takim me ambasadoren e re të Mbretërisë së Bashkuar, Sh.T. Maya Sivagnanam, ku në fokus ishte intensifikimi i bashkëpunimit për forcimin e sundimit të ligjit dhe modernizimin e sistemit gjyqësor.

Gjatë takimit, ministri Shasivari prezantoi agjendën reformuese të Ministrisë së Drejtësisë, duke vënë theks të veçantë te dy proceset kyçe: Kodi i ri Penal dhe Ligji për Procedurën Penale, për të cilat tashmë kanë nisur diskutimet profesionale.

Këto dy akte ligjore synojnë të shënojnë një kthesë të rëndësishme në modernizimin e drejtësisë penale, forcimin e mekanizmave institucionalë dhe krijimin e një sistemi më efikas, më transparent dhe më të besueshëm për qytetarët.

Shkëmbimi i përvojave me Mbretërinë e Bashkuar dhe mbështetja ekspertësh britanikë konsiderohen me rëndësi të veçantë për cilësinë e reformave dhe përafrimin e legjislacionit me standardet më të avancuara ndërkombëtare.

Mesazhi i takimit është i qartë: drejtësia nuk ka nevojë vetëm për ndryshime në letër, por për reforma konkrete, institucione funksionale dhe sundim të ligjit pa përjashtim.

Ministria e Drejtësisë mbetet e përkushtuar që bashkëpunimin ndërkombëtar ta shndërrojë në rezultate konkrete, duke e vendosur modernizimin e sistemit të drejtësisë dhe sigurinë juridike në qendër të agjendës reformuese.

Previous ArticleNga mesnata benzina lirohet për 2 denarë, nafta për 3,50 denarë për litër

Lajme të ngjashme

Nga mesnata benzina lirohet për 2 denarë, nafta për 3,50 denarë për litër

23 Nëntor 2026 EKONOMI

Janevska: Premtimin për rritjen e pagave të mësimdhënësve do ta realizojmë në mars

23 Nëntor 2026 MAQEDONI

Gardiani i burgut në Strumicë është kapur duke shitur drogë gjatë orarit të punës

23 Nëntor 2026 MAQEDONI

Minçevi: Administrata shtetërore do të riorganizohet me ligj të ri, nevojitet shumicë prej dy të tretash

23 Nëntor 2026 MAQEDONI

Andonovski: Maqedonia ka përparuar në vendin e 16-të në Indeksin e KB-së për e-Qeveri për vitin 2026

23 Nëntor 2026 MAQEDONI

Pesë vite nga tragjedia e madhe e autobusit “Besa Trans”

23 Nëntor 2026 MAQEDONI
Lajmet e fundit

Mbretëria e Bashkuar në krah të reformave në drejtësi: Shasivari dhe Sivagnanam zotohen për sundim më të fortë të ligjit

Press Online23 Nëntor 2026 MAQEDONI

Mbretëria e Bashkuar dhe Maqedonia e Veriut thellojnë bashkëpunimin për transformimin e…

Nga mesnata benzina lirohet për 2 denarë, nafta për 3,50 denarë për litër

Press Online23 Nëntor 2026 EKONOMI

Komisioni Rregullator i Energjetikës, i Shërbimeve të Ujit dhe i Shërbimeve të…

Jennifer Lopez pretendon se e ka pasur të vështirë të marrë role për shkak të prejardhjes së saj, njerëzit tallen me të

Press Online23 Nëntor 2026 SHOWBIZ

Jennifer Lopez është kritikuar ashpër pasi tha se prejardhja e saj latine…

Kurti: Këtë javë nis hartimi i ligjit për Specialen, presim ekspertët për ta përmbyllur

Press Online23 Nëntor 2026 KOSOVË

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ndau sot me detaje rreth hartimit Sptë…

Janevska: Premtimin për rritjen e pagave të mësimdhënësve do ta realizojmë në mars

Press Online23 Nëntor 2026 MAQEDONI

Përfshirja e rritjes së pagave të mësmidhënësve është parashikuar në buxhet. Ata…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.