Zyrtarëve u ulet paga mujore me mbi 200 euro

featured
0
Shpërndaje

Ndani këtë postim

ose kopjoni lidhjen

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut mbrëmë në kuadër të seancës së 89-të, pa debat miratoi paketën e ligjeve me të cilat nivelohet paga e personave të zgjedhur dhe të emëruar. Me këto ligje parashihet ulje e pagave deri në 13.000 denarë apo mbi 200 €, informon PressOnline.al

Deputetët votuan ndryshimet në Ligjin për deputetët, Ligjin për paga dhe kompensime të tjera për persona të zgjedhur dhe të emëruar, Ligjin për pagat e prokurorëve publikë, Ligjin për pagat e gjyqtarëve, Ligjin për pagat e anëtarëve të Këshillit të Prokurorëve Publikë të Republikës së Maqedonisë dhe Ligjin për pagat e anëtarëve të Këshillit Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Sipas shpjegimit të mëhershëm të njërit prej propozuesve të ndryshimeve ligjore, deputetit të VMRO-DPMNE, Bojan Stojanoski, me këto ligje vendosen nivele reale të pagave.

Ai sqaroi se me këto zgjidhje ndërhyhet në koeficientët e pagave dhe se zgjidhja ligjore është në përputhje me Kushtetutën dhe nuk mund të ankimohet në Gjykatën Kushtetuese.

Zyrtarëve u ulet paga mujore me mbi 200 euro
+ - 0

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter