Kylie Jenner ka ndezur rrjetet sociale me një fotosesion të ri provokues, duke rikthyer stilin e saj legjendar “King Kylie”. 28-vjeçarja, e njohur për markën e saj të suksesshme “Kylie Cosmetics”, u shfaq pothuajse nudo, e mbuluar vetëm me shkëlqim blu dhe argjendi, ndërsa mbante në kokë një kurorë kristalesh – një pamje që shumë fansa e përshkruan si “mbretëresha e bukurisë moderne”.

Në fotot e publikuara në Instagram, Jenner shfaqet me flokë të gjatë e të zinj që i rrëshqasin në dysheme, me grim smokey dhe buzë mat, një stil që kujton periudhën kur ajo u bë ikonë e trendeve të rinisë më shumë se një dekadë më parë.
Sipas “DailyMail”, fotosesioni simbolizon rikthimin e epokës “King Kylie” dhe paralajmëron një koleksion të ri të “Kylie Cosmetics”, në kuadër të 10-vjetorit të krijimit të markës.
U frymëzova nga ajo 17-vjeçare e patrembur që kishte vetëm një ëndërr
-shkroi Jenner në përshkrimin e postimit, duke falënderuar ndjekësit për mbështetjen që i kanë dhënë ndër vite.

Megjithatë, krahas lavdërimeve për pamjen e saj mahnitëse, Kylie ka marrë edhe valë kritikash për një video promovuese të koleksionit.
Në klip, ajo shfaqet e prangosur dhe e rrethuar nga policë të rremë, gjë që shumë ndjekës e kanë cilësuar “të papërshtatshme” dhe “të shkëputur nga realiteti”.

Pavarësisht polemikave, Kylie Jenner mbetet një nga figurat më me ndikim në botën e modës dhe bukurisë. Me rikthimin e “King Kylie”, ajo duket e vendosur të rikthejë magjinë dhe guximin që e bëri një ikonë globale që në moshën e adoleshencës.







