Dënohet Sean Combs, avokatët e Cassie Ventura reagojnë menjëherë! “Asgjë nuk mund ta fshijë traumën…”

featured
Press Online
04 Tetor 2025, 11:52

Pas shpalljes së vendimit të shumëpritur ndaj Sean “Diddy” Combs, avokatët e këngëtares Cassie Ventura kanë dhënë reagimin e tyre zyrtar.

premten, më 3 tetor, Gjykata Federale në Manhattan dënoi reperin dhe producentin amerikan me 50 muaj burg, pas një procesi gjyqësor dy mujor që përfundoi në korrik.

Combs, 55 vjeç, u shpall fajtor për dy akuza të transportimit me qëllim për t’u përfshirë në prostitucion, ndërsa u lirua nga akuzat më të rënda të trafikut seksual dhe zhvatjes.

Përveç burgimit, ai u dënua edhe me pesë vite mbikëqyrje pas përfundimit të dënimit dhe një gjobë maksimale prej 500 mijë dollarësh.

Duke llogaritur kohën e kaluar në paraburgim, reperi do të vuajë efektivisht rreth 36 muaj pas hekurave.

Ndërsa asgjë nuk mund ta fshijë traumën e shkaktuar nga Combs, dënimi i sotëm njeh seriozitetin e veprave të tij

-thanë avokatët e Ventura-s, Douglas Wigdor dhe Meredith Firetog, në një deklaratë për media.

Ne jemi të bindur se me mbështetjen e familjes dhe miqve, zonja Ventura do të vazhdojë procesin e shërimit, duke ditur se guximi i saj ka qenë frymëzim për shumë njerëz

-shtuan ata.

Cassie Ventura, e cila kishte një marrëdhënie të gjatë dhe të ndëprerë me Combs nga viti 2007 deri në 2018, në nëntor 2023 ngriti një padi për abuzim seksual dhe dhunë fizike.

Çështja u zgjidh brenda një dite, por publikimi i një videoje të vitit 2016 – ku shihej supozohet Combs duke e dhunuar në një hotel – solli në dritë akuza të reja dhe nxiti hetime të mëtejshme.

Ventura, tashmë shtatzënë me fëmijën e saj të tretë, dëshmoi personalisht gjatë procesit federal, duke dhënë detaje të forta mbi marrëdhënien e saj me reperin dhe festat e ashtuquajtura “Freak Off”.

Ky vendim shënon një kthesë të madhe në çështjen Combs, ndërsa avokatët e Cassie e cilësuan guximin e këngëtares si një hap vendimtar për ekspozimin e abuzimeve në industrinë e muzikës.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter

ile Haber Hakkında Sohbet

ile Haber Hakkında Sohbet

Sohbet sistemi şu anda aktif değil. Lütfen daha sonra tekrar deneyin.