Victoria Beckham përjetoi një moment të paharrueshëm në Javën e Modës në Paris, ku prezantoi koleksionin e saj të ri. Në fund të sfilatës, stilistja 51-vjeçare u shfaq e emocionuar dhe u përqafua me pasion nga bashkëshorti i saj, David Beckham, mes duartrokitjeve të publikut.

Në sallë nuk munguan fëmijët Romeo, Cruz dhe Harper, të cilët e mbështetën nga afër. Cruz madje e përshëndeti nënën me fjalët “Shumë krenar për ty, mami”.

Por, vëmendjen e mediave e tërhoqi mungesa e djalit të madh, Brooklyn Beckham, dhe bashkëshortes së tij, Nicola Peltz.
Sipas Daily Mail, marrëdhëniet mes çiftit të ri dhe pjesës tjetër të familjes Beckham janë ftohur kohët e fundit. Brooklyn u pa në Los Angeles, duke promovuar markën e tij të salcës pikante “Cloud 23”, ndërsa në Paris mungesa e tij u komentua gjerësisht.

Në krah të David-it, i cili u ul pranë redaktores së “Vogue”, Anna Wintour, Victoria përshëndeti të ftuarit VIP, duke shënuar një rikthim të fuqishëm në skenën e modës, edhe pse tensionet familjare vazhdojnë të lënë gjurmë.




