Rihanna bën zgjedhjen që po trazon rrjetin! Vajza e Elon Musk bëhet fytyra e re e Savage X Fenty?

featured
Press Online
01 Qershor 2026, 13:58

Rihanna ka surprizuar sërish industrinë e modës me lëvizjen e saj më të fundit. Artistja dhe biznesmenia e njohur ka zgjedhur Vivian Wilson, vajzën e miliarderit Elon Musk, si fytyrën kryesore të fushatës Pride 2026 të markës së saj.

22-vjeçarja është protagoniste e koleksionit më të ri të Savage X Fenty, ku shfaqet me veshje moderne në nuanca të errëta dhe mesazhe që promovojnë diversitetin, përfshirjen dhe mbështetjen për komunitetin LGBTQ+.

Ky nuk është bashkëpunimi i parë mes Vivian dhe markës së Rihanna-s. Vetëm pak muaj më parë, ajo ishte pjesë edhe e fushatës së Shën Valentinit të Savage X Fenty, një projekt që duket se hapi rrugën për një rol edhe më të rëndësishëm në promovimin e koleksioneve të markës.

Karriera e Vivian Wilson ka njohur një rritje të shpejtë në botën e modës. Ajo ka marrë pjesë në projekte të rëndësishme, është shfaqur në kopertina revistash prestigjioze dhe ka bërë debutimin e saj në pasarelat e New York Fashion Week, duke fituar gjithnjë e më shumë vëmendje në industrinë ndërkombëtare.

Përveç suksesit profesional, Vivian ka tërhequr interes të madh edhe për historinë e saj personale dhe qëndrimet publike, duke u kthyer në një figurë të ndjekur nga miliona njerëz në rrjetet sociale.

Me këtë zgjedhje, Rihanna duket se po i jep një tjetër votëbesim modeles së re, ndërsa Vivian Wilson vazhdon të konsolidojë pozicionin e saj si një nga emrat më të komentuar dhe premtues në botën e modës.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter