Dalin pamjet nga ceremonia e Dua Lipës dhe Callum Turner!

featured
Press Online
01 Qershor 2026, 05:54

Dua Lipa dhe aktori britanik Callum Turner raportohet se i kanë dhënë fund beqarisë në një ceremoni civile të zhvilluar në Londër, larg zhurmës së madhe mediatike.

Sipas raportimeve, çifti është martuar të shtunën në mëngjes në Old Marylebone Town Hall, një nga vendet më të njohura për ceremonitë civile në kryeqytetin britanik.

Këngëtarja me origjinë shqiptare u fotografua teksa largohej nga ceremonia krah bashkëshortit të saj, e veshur me një kostum të bardhë elegant, të kombinuar me kapele dhe një buqetë me lule të verdha. Ndërkohë, Callum Turner u shfaq me një kostum blu të errët, ndërsa të dy dukeshin të lumtur dhe të buzëqeshur.

Dua dhe Callum e bënë publike lidhjen e tyre në vitin 2024, ndërsa më pas konfirmuan edhe fejesën. Në intervista të mëparshme, artistja kishte folur me entuziazëm për të ardhmen e tyre së bashku, duke e përshkruar idenë e “plakjes krah njëri-tjetrit” si diçka shumë të veçantë.

Megjithatë, ceremonia në Londër duket se është vetëm fillimi i festimeve. Mediat ndërkombëtare raportojnë se çifti po përgatit një dasmë luksoze në Palermo të Sicilisë, e cila pritet të zgjasë tri ditë.

Sipas burimeve, për festën janë rezervuar ambiente ekskluzive, përfshirë një kat të tërë suitash në hotelin prestigjioz Villa Igiea. Ndërkohë, ceremonia kryesore mund të zhvillohet në Villa Valguarnera, një rezidencë historike e shekullit të XVII.

Në listën e të ftuarve përfliten emra të njohur nga muzika dhe moda, mes tyre Elton John, Mark Ronson, Charli XCX, Donatella Versace dhe Simon Porte Jacquemus.

Një tjetër detaj që ka ngjallur interes është mundësia që Dua Lipa të shfaqet me një fustan të krijuar posaçërisht për të nga Donatella Versace, e cila thuhet se është përfshirë personalisht në dizajnimin e tij.

Nëse raportimet konfirmohen, dasma e Dua Lipës dhe Callum Turner pritet të jetë një nga ngjarjet më të komentuara të showbiz-it këtë vit.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter