Sot mbledhja e Kuvendit, i hapet rrugë punës së komisioneve parlamentare!

featured
Press Online
01 Tetor 2025, 06:08

Kuvendi i Shqipërisë mblidhet sot për seancën e radhës plenare të legjislaturës së re. Seanca do të nisë në orën 13:00, ndërsa në rend dite do të jetë miratimi i procesverbalit të seancës së kaluar, ku u votua përbërja e 11 Komisioneve Parlamentare. Në sallë pritet të jenë edhe Gazment Bardhi dhe Fidel Kreka, të cilët u përjashtuan për 10 ditë nga seancat për shkak të kaosit të krijuar më 18 shtator.

Ndërkohë në orën 10:00 mbledhja e Konferencës së Kryetarëve diskuton kalendarin dhe rendin e punës në Kuvend. Duke filluar nga nesër, Komisionet Parlamentare do të nisin punën.

Rendi i ditës:

1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 24.9.2025.

2. Njoftime.

III. Ngarkohen shërbimet e Kuvendit për publikimin e rendit të ditës të seancës plenare, njoftimin e anëtarëve të Kuvendit me anë të mjeteve të komunikimit elektronik, si dhe përgatitjen e dokumentacionit parlamentar që do të shqyrtohet, thuhet në njoftimin e Kuvendit.

Kujtojmë se më 24 shtator, opozita dhe maxhoranca miratuan me 94 vota pro kryetarët dhe anëtarët e komisioneve të përhershme parlamentare.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter