Kandidatja për deputete nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar lidhur me raportimet për përfshirjen e bashkëshortit të saj në dy kompani në sektorin e energjisë elektrike.
Në strukturën e aksionarëve të kompanive “Living Energy” dhe “Living Energy Tech”, sipas raportimeve, figurojnë katër persona, përfshirë edhe kandidatin për deputet nga LDK-ja, Berat Rukiqi, ndërsa bashkëshorti i Kica-Xhelilit, Valon Xhelili rezulton si bashkëpronar dhe person i autorizuar në të dy kompanitë. Sipas të dhënave, kompanitë janë themeluar në janar të vitit 2025.
Lidhur me këto raportime, Kica-Xhelili ka sqaruar Debat Plus se bëhet fjalë për një investim të vogël në një projekt solar dhe jo për aktivitete të transmetimit të energjisë, siç është interpretuar në disa raportime.
“Nuk po flasim për transportim të energjisë elektrike, po flasim për një pak të vogël solar. Lidhje s’ka me çka po proklamohet. Është një park solar, që e ka synim prodhim e energjisë elektrike brenda Kosovës. Pastaj shitjen në tregun e lirë tek bizneset private”, ka thënë Kica-Xhelili.
https://www.youtube.com/watch?v=oaFK8Iyfe6c




