Kica-Xhelili: Me ligjin e ri për shtetësinë, Kurti njëjtë ia jep 100 euro një veterani dhe njëjtë një fëmije të një ish-paramilitari serb

featured
Press Online
27 Maj 2026, 00:45

Kandidatja për deputete nga radhët e Lidhja Demokratike e Kosovës, Doarsa Kica-Xhelili, ka ngritur kritika ndaj ligjit të ri për shtetësinë, duke thënë se problemi kryesor nuk qëndron te norma ligjore, por te procedurat e aplikimit.

Duke folur në Debat Plus, Kica-Xhelili theksoi se ligji aktual për shtetësinë përfshin një dispozitë që u jep të drejtë për nënshtetësi të gjithë atyre që kanë qenë banorë të Kosovës para janarit të vitit 1998.

“Sikur puna e shtesave. Hajde ta analizojmë pak. Veç një element të shtesat. Ti e ki ligjin e ri për shtetësinë, i cili e ka një normë që është në Kushtetutë, është vendos tek ky ligj. Që kushdo që ka qenë banor i Kosovës para janarit të 1998-tës ka të drejtë të nënshtetësisë të Kosovës. Tash ideja nuk është te norma, është te procedura. Nuk është aksidentale që procedura e ligjit paraprak kanë qenë më stritke. Ligji i ri i ka lehtsuar krejt procedurat. Tash Albin Kurti njëjtë ia jep 100 euro një ish-veterani të UÇK-së ose fëmiut të tij, njëjtë ia jep një fëmiu të një ish-paramilitarit serb. Se s’ki formë që ta konfirmosh se kush është ai që po aplikon për nënshtetësi. Kurrfarë kriteri nuk e ki në këtë ligj”, ka thënë Kica-Xhelili.

https://www.youtube.com/watch?v=EMfMAkrES68

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter