Një person ka humbur jetën pasi ishte i përfshirë në aksidentin e kësaj të marte në magjistralen Gjakovë-Klinë, ku u përfshinë një automjet dhe një kamionetë e Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Këtë për Dukagjinin e konfirmoi edhe zëdhënësja e Policisë në Gjakovë, Vlera Krasniqi.
“Më datë 26 maj 2026, rreth orës 14:00, është pranuar informata për një aksident trafiku në rrugën magjistrale Gjakovë – Klinë. Në këtë aksident janë përfshirë një veturë dhe një kamion, ku si pasojë tre persona deri më tani kanë marrë trajtim mjekësor,ndërsa rreth orës 18:30 jemi njoftuar që njëri prej të lënduarve mashkull i moshës madhore 47 vjeç si pasojë e lendimit nga ky aksident ka ndërruar jetë”, tha Krasniqi.
Mes tjerash, Krasniqi bëri të ditur se njësia Rajonale e Trafikut Rajonal ka ndërmarr të gjithë hapat e nevojshëm për trajtimin e rastit.




