Një grua rreth 60-vjeçare është gjetur pa shenja jete në rrugën “Halim Spahija” në Ferizaj këtë të martë.
Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, njofton Dukagjini.
Rastin për Dukagjinin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.
“Rreth orës 19:00, jemi njoftuar se një person e gjinisë femërore është pa shenja jete në rrugën “Halim Spahija” në Ferizaj. Në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë patrulla policore dhe ekipi i emergjencës, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës, femër e moshës rreth 60 vjeçare. Në vendngjarje kanë dalë edhe njësia e hetimeve si dhe shefi i ndërrimit, Gjithashtu, në vendin e ngjarjes ka dalë edhe njësia e hetimeve rajonale. Për të gjitha veprimet policore është njofruar prokurori i shtetit. Rasti është iniciuar hetim mbi vdekjen”, tha Veseli.




