Taylor Swift dhe Travis Kelce thuhet se kanë bërë një tjetër hap të madh drejt martesës së shumëpërfolur, pasi mediat ndërkombëtare raportojnë se marrëveshja e tyre paramartesore është finalizuar dhe pritet të nënshkruhet së shpejti.
Sipas raportimeve, superylli i muzikës pop, pasuria e së cilës vlerësohet mbi 2 miliardë dollarë, ka arritur një marrëveshje ligjore që ndan qartë pasuritë financiare mes çiftit përpara martesës.
Dokumentet besohet se po firmosen në Rhode Island, aty ku këngëtarja zotëron një rezidencë luksoze, me qëllim garantimin e vlefshmërisë juridike të kontratës.
Ky hap vjen vetëm pak para dasmës që, sipas thashethemeve, pritet të zhvillohet në korrik. Marrëveshja paramartesore do të mbrojë asetet, markat tregtare dhe të ardhurat e artistes në rast të një divorci të mundshëm në të ardhmen.
Lajmi ka shpërthyer menjëherë në rrjetet sociale, ku fansat janë ndarë në dy kampe. Shumë prej tyre kanë mbështetur vendimin e Swift, duke e cilësuar si një mënyrë për të “dashuruar me sy hapur”.
Të mbrojë atë që ka ndërtuar vetë
-shkroi një komentues, ndërsa të tjerë theksuan se Kelce nuk ka nevojë për përfitime financiare nga pasuria e artistes.
Megjithatë, pati edhe reagime skeptike. Disa përdorues komentuan se ekzistenca e një kontrate të tillë lë të kuptohet se marrëdhënia mund të mos jetë aq përrallore sa duket në publik.
Deri tani, as Taylor Swift dhe as Travis Kelce nuk kanë reaguar publikisht lidhur me raportimet për marrëveshjen paramartesore apo planet e martesës.




