Biznismenët struganë: Ky vend s’mund të funksionojë pa mërgimtarët

featured
Press Online
14 Shtator 2025, 17:41
Biznesmenët në Strugë shprehen se ekonomia e qytetit është e lidhur ngushtë me mërgimtarët, të cilët gjatë sezonit të verës sjellin gjallëri të madhe në treg. Pa praninë e tyre, thonë se aktiviteti ekonomik bie në mënyrë drastike.
“Neve varemi shumë nga mërgimtarët, sidomos është fluksi shumë i madh sezonin e verës, ajo është shumë e dukshme.”, u shpreh një biznesmen.
Sipas bizneseve lokale, mungesa e mërgimtarëve është bërë një sfidë serioze ekonomike, duke vënë në vështirësi të mëdha shumë tregtarë dhe sipërmarrës.
“Mërgimtarët janë fryma e këtij vendi. Mos jen mërgimtarët, ky vend se ka të gjatë. Përndryshe ky vend pa mërgimtarët nuk mund të funksionoj!”, u shpreh një biznesmen.
“Ikja shumë i mungon bizneseve, ka rënie biznese! 35 vite merem me biznes, këto 5–6 vite janë shumë të vështira! Mërgimtarët mungojnë se këtu harxhojnë shumë para. E verem dhe është 90% rënia.”, tha një biznesmen
“Ndikojnë shumë se kur ikin mërgimtarët, rënia e biznesit është shumë e madhe! Shumë mungojnë, normal pa popullatë nuk bëhet asgjë!”, u shpreh një biznesmen.
Biznesmenët struganë theksojnë se mërgimtarët janë jo vetëm konsumatorë, por edhe shtylla kryesore që mban në këmbë ekonominë e qytetit, ndaj pa ta mbijetesa e bizneseve bëhet gjithnjë e më e vështirë.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter