Ish-kryeministri Avdullah Hoti ka deklaruar se Lidhja Demokratike e Kosovës duhet të rikthehet te elektorati i saj tradicional dhe te vlerat që e kanë ndërtuar këtë parti, duke theksuar se “eksperimente me LDK-në nuk do të ketë”.
Në një postim në Facebook, Hoti tha se rezultati zgjedhor ka dhënë mesazh të qartë për drejtimin që duhet të marrë partia.
“Rezultati ka dhënë një mesazh të qartë: LDK duhet të rikthehet fuqishëm te elektorati i saj tradicional, te vlerat e saj dhe te vizioni që e ka ndërtuar këtë parti. Duhet të luftojmë çdo mentalitet që dobëson aleancat tona historike dhe cenon rrugën euroatlantike të Kosovës”, ka shkruar ai.
Ai shtoi se duhet luftuar çdo mentalitet që, sipas tij, dobëson aleancat historike dhe cenon rrugën euroatlantike të Kosovës.
Hoti theksoi gjithashtu se LDK “nuk është pronë e askujt” dhe nuk mund të jetë peng i interesave personale, por mbetet një mision politik dhe historik.







